• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PREMTJA E ZEZË NË KURBIN/ Si u vra 28-vjeçari vetëm 2 muaj pasi i shpëtoi një atentati. 46-vjeçari i plagosur jashtë rrezikut për jetën
Home
Breaking News

E PREMTJA E ZEZË NË KURBIN/ Si u vra 28-vjeçari vetëm 2 muaj pasi i shpëtoi një atentati. 46-vjeçari i plagosur jashtë rrezikut për jetën

23 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

E premtja mbrëma u trondit në Kurbin pasi një 28-vjeçar u vra me armë zjarri dhe një person tjetër u plagos. Klisman Preçi, 28 vjeç dhe Ylli Brahimi, 46 vjeç, të dy emra të njohur për policinë, ishin shënjestra e atentatit që ndodhi në Milot në dyert e pallatit ku jetonin të dy.

Viktima dhe i plagosur banonin në të njëjtin pallat dhe jetonin respektivisht në katin e parë dhe të tretë.

Ndërkohë përveç pikave të kontrollit të ngritur në akset kryesore të Veriut të vendit dhe rrugëve që të çojnë drejt zonës së Krujës, edhe në Spitalin e Traumës në Tiranë janë stacionuar forca të shumta policore.

Klisman Preci

Të dy personat kanë qenë objektiv i sulmeve të armatosura në janarin e 2021 e vitit të shkuar dhe në muajin maj në dy atentate të bëra në mes të ditës.

 

Ndërkohë sa i përket atentatit të mbrëmshëm, Preçi dhe Ibrahimi lëviznin me një automjet fuoristradë tip “Land Chrysler”, të blinduar.
Ndërkohë, nga burime zyrtare mësohet se dyshimet paraprake të policisë janë se Ylli Brahimi ka qenë objektivi i autorëve që kanë qëlluar në drejtim të mjetit, teksa i janë afruar me një automjet tip “Audi” që dyshohet se u dogj në zonën e Krujës.

Ata janë qëlluar në momentin kur kanë zbritur nga automjeti i tyre dhe ishin duke hyrë në pallatin ku banonin.
Ndërkohë, po merren në pyetje edhe banorët e zonës të cilët mund të kenë dijeni, por edhe disa persona që mund të kenë dijeni për të kaluarën e dy të rinjve.

Pak minuta pas krimit në Milot, në fshatin Gramëz, rrethi Krujë, është djegur një automjet, që dyshohet se është automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale. Nga këqyrja paraprake, brenda tij, janë gjetur 2 armë zjarri kallashnikovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdon veprimet hetimore, duke administruar çdo provë, pamje filmike, informacion si dhe dëshmi, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDIT Artan Hoxha: Nëse shteti nuk reagon do të ketë ngjarje tjetër shume shpejt
Previous article U VRA PARA SHTËPISË NË MILOT/ Ky është Klisman Preçi. Ja momenti pas atentatit që i shpëtoi në maj

s.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT