• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PREMTJA E ZEZË/ Mijëra besimtarë katolikë kremtojnë Udhën e Kryqit, ortodoksët procesionin e Epitafit
Home
Sociale

E PREMTJA E ZEZË/ Mijëra besimtarë katolikë kremtojnë Udhën e Kryqit, ortodoksët procesionin e Epitafit

18 April, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Mijëra besimtarë katolikë kanë kremtuar sot Udhën e Kryqit, ndërsa besimtarët ortodoksët procesionin e Epitafit. Të dielën katolikët kremtojnë Pashkët, festën që simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij.

Besimtarë ortodoksë në Vlorë, Tiranë dhe Korçë kanë marrë pjesë në ceremoninë e shëtitjes së Epitafit të Krishtit. Ata kanë kremtuar këtë ditë me rëndësi, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Qyteti i Korçës u mbush pasditen e sotme nga mijëra besimtarë ortodoksë, të cilët morën pjesë në proçesionin tradicional të Epitafit, një nga kulmet shpirtërore të Javës së Madhe në kalendarin ortodoks.

Këtë vit, ceremoninë e drejtoi At Ilia Kotnani, i cili udhëhoqi edhe lutjet në çdo ndalesë, duke përcjellë një atmosferë përkushtimi dhe reflektimi.

Edhe në Katerdalen Ortodokse në Tiranë janë mbledhur qindra besimtarë duke nderzur qirinj dhe duke dërguar lutje. Procesioni që do të ndiqet nga besimtarët dhe klerikët do të jetë nga ketedraja në sheshin Skënderbej për t’u rikthyer sërish në kishë.

Kishën e Shën Theodhorit në Vlorë u zhvillua ceremonia e daljes së epitafit, një nga momentet më të rëndësishme të Pashkëve. Qindra besimtarë morën pjesë në procesionin solemn, duke ndjekur ritin tradicional me qirinj të ndezur dhe këngë liturgjike.

Po ashtu, besimtarë të shumtë ortodoksë në Fier kanë ndjekur mbrëmjen e sotme të Premten e Madhe e të shenjtë, proçesionin e epitafit. Ashtu sikundër edhe tradita e përvitshme epitafi ka dalë në qytet në orën 7:30 nga kisha katedrale e Shën Gjergjit , shoqëruar nga dhjetra besimtarë të grupmoshave të ndryshme.

Edhe këtë vit ceremonia simbolike është paraprirë nga Banda Frymore e qytetit. Epitafi ka përshkuar qëndrën e qytetit të Fierit duke përcjellë në qytet mesazhe paqeje, besimi, shprese dhe ringjalljeje.

E Premtja e Zezë është e premtja para Pashkës, dita kur në traditën e krishterë përkujtohet kryqëzimi dhe vdekja e Jezus Krishtit.

Është quajtur “e zezë” sepse simbolizon dhimbjen, vuajtjen dhe ziun për vdekjen e Krishtit. Në këtë ditë, në të gjitha kishat bëhen ceremoni shumë solemne: nuk festohet asnjë meshë e zakonshme, altarët janë të zhveshur, kambanat nuk bien, dhe atmosfera është e zymtë dhe e heshtur.

Në ritin katolik bëhet Udha e Kryqit për të përjetuar momentet e fundit të Krishtit, ndërsa në ritin ortodoks zhvillohet procesioni i Epitafit, që përfaqëson varrimin simbolik të tij. Në të gjitha traditat e krishtera, E Premtja e Zezë është një nga ditët më të shenjta dhe më të trishta të vitit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SERBIA ËSHTË BURIM I VETËM I DESTABILITETIT NË RAJON"/ Osmani: Paktit për mbrojtjen me Shqipërinë e Kroacinë do i bashkohen edhe vende të tjera
Previous article U PLAGOS RËNDË NË ATENTATIN NË TIRANË/ 17-vjeçari niset për terapi mjekësore jashtë vendit

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT