E premtja e 4 tetorit mund të konsiderohet padyshim si “e premtja e zezë”.
Thënë kjo pasi aksidentet e shumta ditën e sotme kanë përgjakur vendin duke shënuar plot 1 viktimë dhe 8 të plagosur.
Ngjarja më e rëndë ishte ajo e aksidentit të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, nga ku për pasojë mbeti i vdekur edhe një 19 vjeçar. Po ashtu në këtë aksident, mbetën të plagosur edhe dy persona, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Korçë/
Një motor që shpërndante “Fast Food” është përplasur mëngjesin e sotëm nga një automjet në lagjen 16 të qytetit të Korçës. Mësohet se nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i motorit.
Lezhë/ Një tjeter aksidenti ndodhi sot tek “Kryqëzimi i Tales”, ku për pasojë u plagosën 3 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident u përfshinë mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin M.Gj., 51 vjeç, banues në Kurbin dhe mjeti tip Audi me drejtues shtetasin L.Ç. 48 vjeç, banues në Shkodër.
Për pasojë është plagosur shtetasja me inicialet D.Gj., 18 vjeçe, banuese në Rrubik e cila ishte këmbësore.
Shkodër/Aksidenti i fundit ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku si pasojë e përplasjes së dy automjete ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Si pasojë e perplasjes ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit e mjeteve shtetasi A. B. 56 vjeç banues në fshatin Boks, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë, dhe pasagjeri R. S. që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
/AlpeNews,.al





