• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PRANON PAS AKUZAVE TË NGRITURA/ Koordinatori i IT në PD: Nuk aludoj dot që të dhënat janë marrë nga e- Albania
Home
Politikë

E PRANON PAS AKUZAVE TË NGRITURA/ Koordinatori i IT në PD: Nuk aludoj dot që të dhënat janë marrë nga e- Albania

13 April, 2021 s.autor Politikë

Ndërsa Partia Demokratike ka ngritur akuza për përdorimin e të dhënave personale të portalit e-Albania për llogari të fushatës se Partisë Socialiste, sot anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, pikërisht kordinator i IT, ekspert i fushës në këtë parti, Endri Hasa, ka pranuar publikisht, në një intervistë të dhënë live për Top News se e-Albania grumbullon të dhëna që në fakt zotërohen nga institucione të tjera, duke mohuar deklaratat e vetë partisë së tij, që pretendon se të dhënat që kanë dalë në media gjenden në një institucion të vetëm, në e-Albania.

Një nga pyetjet e gazetares ishte:

Dua t’ju pyes juve si kordinator IT me eksperiencën që keni, këto të dhëna që aludohen se janë marrë në e- Albania, mund të gjenden edhe në klinika mjekësore, në shërbime postare, në kompani shërbimesh të ndryshme? Pra, ku qëndron fakti se këto të dhëna kanë dalë nga e – Albania?”

Në përgjigjen të pyetjes, Hasa u shpreh qartë:

“Numri i ID përdoret kudo. Nuk aludoj në asnjë moment që këto të dhëna gjenden vetëm në një institucion aq më tepër edhe duke e njohur personalisht se si është ndërtuar e-Albania di edhe faktin që e-albania grumbullon të dhëna që zotërohen edhe nga institucione të tjera.

Portali në vetvete nuk bën atë që është ndarja e të dhënave apo jo. Portali ka një ndërfaqe për qytetarët. Të dhënat janë pafund, nuk besoj se adresohemi tek një burim. Ajo që fokusohemi është perdorimi i çdo informacioni që ka shteti për përfitime elektorale”.

Pyetjes: “Pra, ju nuk e shikoni përgjegjës në mënyrë të drejpërdrejtë e- Albanian në këtë çështje?”, Hasa ju përgjigj: “Janë gjendjet civile, janë tatimet, janë një sërë institucionesh, që administrojnë të dhënat. Në momentin që nuk ke referim konkret që ky numër kujt i përket dhe si është i lidhur, unë nuk mund të flas teknikisht se nga ka buruar ky numër”, sqaroi kordinatori i IT në PD.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E BUJSHME/ Barcelona dhe Juventus, luftë e ashpër për sulmuesin Aguero
Previous article E DINIT? Kjo është gjëja për të cilën meshkujt gënjejnë më shumë në takimin e parë

s.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT