Nga Elbasani kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Duke folur para qytetarëve Rama tha se fallxhorja e mbyti Lulin me kafe turke, pije i thotë se “E po ulet poshtë dhe L po ngrihet” “Keni fallxhoren deputete, e kishit nuk e keni më, do t’ju hapi filxhanin do t’ju thotë e keni një rrugë jashtë shtetit po nuk më votuat mu, le ta cojë dorën njëri se nuk e ka pas frikë se do i vinte fallxhorja e do i vidhte votën.
Këtu ja ardh profesori bashkë me Lulin që ju thoshte mos ia shisni votat shpk, tashi u bënë me fallxhoren bashkë, e keni parë, thotë e kam parë në filxhan, Edi Ramës do i ndodhë diçka e keq, infarkt, spital, është në Gjermani, këtu e atje, për dreq unë i dal prapë përpara, do i ndodhë në mars, maj, do vijë nëntori e dhjetori. A e kuptoni se ku ka shku muhabeti, ndërkohë që ca të bëjmë, ja ma thoni, ca të bëjmë tu themi hajdeni prapë merrni ca të doni, pse këtë muhabet do bëjmë ne sa herë kemi zgjedhje.
Fallxhorja e mbyti Lulin me kafe turke, pije i thotë se “E po ulet poshtë dhe L po ngrihet”– tha Rama.


