Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë që shumë shqiptarë ndoshta as nuk e kishin pritur: Falen të gjitha gjobat e vendosura deri më tani për këmbësorët dhe kush ka lëvizur me makina në shkelje të masave kufizuese për frenimin e përhapjes së COVID-19. Në një komunikim publik, Rama tha po ashtu se qytetarëve do t’u kthehen pas patentat e bllokuara, ndërkohë që nga java tjetër – theksoi ai – do të nisim të gjithë si të barabartë.
Vendimet e reja që komunikoi kryeministri Edi Rama sot
Falen të gjithë gjobat e vendosura deri tani për këmbësorët e shoferët, kthehen patentat
Nga sot në 17:30 deri hënën në 05:00 të gjithë brenda (me përjashtim të pensionistëve)
Pensionistët do të lejohen të dalin nesër deri në orën 11:00
Nga java e ardhshme nuk ka më leje (autorizim) në policinë e shtetit
Javën tjetër lejohet lëvizja me makinë për arsye shëndetësore, por vetëm me autorizim
Nesër publikohet lista e bizneseve që do të lejohen javën tjetër, por me protokollin e sigurisë
Nga e hëna për të shkuar në punë me makinë merrni autorizim javor te e-Albania
Në makinë mund të merrni vetëm një koleg të punës (në sediljen e pasme diagonal)


