• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTË/ Rrëfimi i Pëllumb Piperos: Nga detajet brenda Infektivit tek momentet e veçanta të pandemisë
Home
Ekskluzive

E PLOTË/ Rrëfimi i Pëllumb Piperos: Nga detajet brenda Infektivit tek momentet e veçanta të pandemisë

10 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Kryeministri Rama bëri sot me dije se prej ditës së hënë do te ketë lehtesime sa i perket masave mbi perballimin e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri.

I të njejtin mendimi, duket të jete edhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i cili në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al shprehet se lirimi i masave duhet të nisë ndonëse me pikatore.

Pipero sqaron më tej edhe polemikat se Shqipëria ka numrin më të lartë të vdekjeve në rajon, gje të cilën mjeku e hedh poshtë.

Intervista e plotë për AlpeNews.al: 

A jemi në kohe për të filluar “liberalizimin” e karantines, pasi qeveria të henen vendosi që të ketë me pikatore më shume liri për qytetaret dhe biznesin?

Mendoj se po, nëse pergjate kesaj jave vazhdon ulja e numrit te rasteve, qofte edhe sikur te qendroje ne keto shifra, mendoj se paralelisht duhet të  fillojne edhe lehtesimet e masave shtrënguese, qofshin edhe me pikatore, (gjithnji duke u konsultuar me specialistet) janë shumë të rendesishme si në aspektin ekonomik, ashtu dhe në ate psikologjik. Virusin duhet ta mundim jo vetëm ne rrafshin mjekësor.

Sipas meje ka tre indikatore të rendesishem që duhet ta lejojne qeverine te beje lehtesime sado te vogla qofshin, se pari renia e qendrueshme e numrit të rasteve pozitive, mbani në konsiderate se ne gjurmojme rastet e kontaktit dhe pozitiviteti i mundshem eshte i lartë, se dyti renia e numrit të thirrjeve në telefonin e urgjences kombetare 127, dhe se treti rënia e numrit të shtrimeve në spitalet Covid.

Në ç’faze të pandemise jemi tamam në Shqiperi dhe si ta kuptojmë këtë?

Veshtire ta themi me saktesi, por une mendoj se jemi në kreun e gjysmës së pare te saj dhe fillimin e gjysmës së dyte, qe do jete më e gjate, pasi epidemitë nuk i kane simetrike gjysmat. Këtë duhet ta kuptojmë si fiillimi i një fundi relativisht të gjate në kohe, afër 2 muaj, por me raste te pakta, gjatë majit sporadike, me ritem trasmetimi të ulet, i cili i lejon qeverisë të lehtesojë në mënyre graduale por konsistente masat shtrënguese me perjashtime të vogla. Gjithmonë duke mos ulur për asnje moment kujdesin!

Mortaliteti nga Covid-19 në Shqipëri (23) raste. A është e vertete se është më i larti në rajon dhe Europë siç thonë disa?

Jo, nuk është vertet më i larti, e kam thëne dhe here te tjera, ne Itali psh është mbi 11%, por epidemia vazhdon dhe ne duhet të presim fundin per të bërë analizen, se dyti ne kemi implementuar qasje tjeter per testimin ne raport me rekomandimet e OBSH, duke gjurmuar rstet e kontaktit, kesisoj pozitiviteti i testimeve është me i larte, mbi 10-12% por numri absolut i rasteve pozitive i më i ulet në raport me rajonin dhe rrjedhimisht perqindja relative e vdekshmerisë në dukje më e larte. Sidoqoftë sa i takon indikatoreve të kesaj pandemie, si lloji i ecurise, efektet e masave të distancimit social, rastet e sëmura, rastet e sheruara etj ne kemi indikatore performance shumë të mirë deri tani.

Kush është prova kryesore qe na bën të besojmë se e kemi kaluar të keqen më të madhe?

Ata indikatorë që ju përmenda më siper, numri rasteve pozitive nga testimet, thirrjet të 127, shtrimet në spital.

A ka vend më për të vënë në diskutim strategjine e komitetit teknik të eksperteve në lidhje me testimet? Janë bërë aq sa duhet apo më pak? Si e konsideron këtë debat?

Më duket një debat më shume politik sesa teknik. Cfarëdo që të themi tani ne pragjykojmë, duhet ta bëjmë analizen dhe “gjyqin” me vonë. Ajo që duhet të diskutojmë tani dhe të bëhemi komplementare është diskutimi i masave për “një ditë më pas” ose “one day after” , çfarë strategjie duhet të ndërtojme për te menaxhuar “suksesin” nëse do e quajmë keshtu për te mos patur kthim pas, dhe rikthim të vales, pasi virusi është ende ketu!

Jemi duke konsumuar skenarin më të keq apo më të mirë deri tani në lidhje me pandeminë, në Shqipëri?

Besoj se po konsumojmë një skenar përtej pritshmerisë, për mirë natyrisht.

Kur mendon se do ti rikthehemi jetës normale, kuptohet përfshi masat shumë të rrepta të distancimit social?

Une mendoj se fundi i Prillit apo fillimi i Majit do na gjejë me masa të lehtesuara dhe shpresoj por dhe besoj Qershori do na gjeje më të lehtesuar, për ta konsideruar veten të “çliruar” nga Covid në fund të muajit Qershor, por duke mos i shijuar të gjitha liritë, pa dalë vaksina masat e distancimit social janë të nevojshme ose dhe të domosdoshme, sidomos për grupet e popullatës me risk të lartë, por dhe sistemi shendetesor qe duhet te jetë i zgjuar dhe vigjilent 24/24.

Personalisht si ndiheni në gjithë këtë lufte duke qënë ne vijen e pare te zjarrit te saj? Si do ta përkufizoje këtë eksperiencë?
Si një eksperince të pa shoqe, që i ngjan vetëm vetes. Çdo ditë në spital është një perjetim i ri, një dite qe zgjat sa nje jetë.
Çfarë të ka surprizuar më shumë në të gjithë këtë periudhe?
Solidariteti njerëzor, urimet e qytetarëve, perkushtimi i bluzave të bardha. Nuk kam dëgjuar një mjek, një infermier apo personel tjetër të thotë JO, vetëm PO. Dhe çdo po shoqërohet me një tjeter të pa njohur, por dhe me një sfide te re dhe një jetë të shpetuar më shume duke rrezikuar edhe veten.
Mesazhi, xhesti apo dhurata që ju ka prekur më tepër?
Letra e nëneë Vezikos nga Vlora, dhe lotët e nipit te saj qe nuk donte të dilte nga spitali pa marë gjyshen me vete. Më duket se po lë shpirtin ketu na tha kur i premtuam se gjyshen do ja conim shëndoshë e mire ne shtepi. Dhe nënë Vezikua ja doli, së bashku me ne fitoi betejen më të madhe të jetes , ate me Covid 19.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ I vetmi shpjegim që kam për Tritanin
Previous article HABIT Petrit Vasili: Unë dua të ndihmoj si mjek por smë lë... Edi Rama

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT