• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PLOTË/ Rama: Ka arritur pika ku tregohen barcaleta. PD ta harrojë se me shantazh, mund ti sjellë sërish probleme Shqipërisë
Home
Intervista

E PLOTË/ Rama: Ka arritur pika ku tregohen barcaleta. PD ta harrojë se me shantazh, mund ti sjellë sërish probleme Shqipërisë

10 July, 2020 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Kryeministri Edi Rama, ndonëse konfirmoi sot “po-në” socialiste për ndryshimet kushtetuese të propozuara  nga opozita brenda parlamentit, tha se megjithatë maxhoranca nuk ka pranuar çdo kërkesë të tyre dhe se kanë marrë përsipër të mbështesin deri në fund marrëveshjen me opozitën joparlamentare.

Në një intervistë për “Top Channel”, ku u pyet rreth deklaratës së Bashës, se Rama i kishte bërë një propozim për t’u bërë ky i fundit president e kryeopozitar kryeministër, kreu i qeverisë e mohoi një gjë të tillë.

Ai shtoi se PD “duhet ta harrojë me kërcënime shantazhin që mund t’i sjellë prap probleme Shqipërisë”.

Me pranimin e kërkesave të opozitës joparlamentare, mos vallë ja keni bërë me hile opozitës parlamentare?

Së pari ne nuk kemi rënë dakord me të gjitha kërkesat e opozitës parlamentare, ne kemi marrë përsipër dhe do ta mbështesim deri në fund marrëveshjen e me opozitën joparlamentare.

Kryeministër, kreu i PD, ngriti pretendimin se përmes disa lajmësve i keni bërë një ofertë që ai të jetë kryeministri ardhëm i vendit, ndërsa ju, në mbarim të mandatit President. E keni bërë këtë ofertë?

Më vjen keq kur politika bie në nivele të tilla, kjo është e pavërtetë. Unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë, mendoj se i duhet lënë popullit të zgjedhë edhe deputetë edh ese kush është kryeministri i radhës, ndaj me keqardhjen them që Basha duhet të mbajë anën e duhur të historisë e të jetë në anën e popullit dhe jo në barikadën ku arrihet deri në pikën që tregohen barcaleta të tilla. Më vjen shumë keq që kur diskutohen lista, nëse janë të mbyllura, janë të mbyllura për të sjellë kriminelë në parlament, tani që unë them t’i hapim listat, i hapkam për të futur kriminelët në parlament.

Ju folët shumë pak sot sa i përket mospasjes së koalicioneve parazgjedhore, a do ta bëni këtë ndryshim kushtetues?

Sa i përket procesit teknik se si do të implementohen ato që duhen shtuar, jo hequr nga marrëveshja e 5 qershorit është një proces i ekspertëve dhe vendimmarrësve e ekspertëve. Por ideja  që Edi Rama po e bën këtë sepse i intereson vetë, është një ide që mund të funksionojë propagandë, por nuk ka lidhje me realitetin.

Kryeministër, me plotësimin e kërkesave të opozitës brenda parlamentit, keni krijuar më shumë se hatërmbetje tek opozita jashtë parlamentit, gjithë kjo situatë, sipas jush, e fut e vendin në një krizë të re politike?

Uroj që opozita jashtëparlamentare dhe PD të kenë nxjerrë mësime e nga e kaluara dhe ta harrojë me kërcënime shantazhin që mund t’i sjellë prap probleme Shqipërisë, nuk shkon larg, përkundrazi shkon nga humbja në humbje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E "DORËZUAR"/ OBSH: Pandemia ka dalë jashtë kontrollit, situata po përkeqësohet
Previous article PARTIZANI-TIRANA/ Olsi Rama zbret në fushë për t’i dhënë zemër skuadrës, Egbo stërvit portierët (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT