• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PLOTË/ Meta dekreton lirimin nga detyra të 4 ambasadorëve, mes tyre edhe vajza e Ismail Kadaresë
Home
Politikë

E PLOTË/ Meta dekreton lirimin nga detyra të 4 ambasadorëve, mes tyre edhe vajza e Ismail Kadaresë

1 October, 2021 F.autor Politikë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shkarkuar katër ambasadorë të Shqipërisë. Bëhet fjalë për krerët diplomatikë në OKB, Hungari, Këshillin e Europës dhe UNESO.

Mes të liruarve nga detyra është dhe vajza e Ismail Kadaresë, Besiana Kadare të cilës i mbaroi mandati si ambasadore pranë OKB.

Ajo ishte njëkohësisht ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

Besiana Kadare është propozuar si ambasadore në UNESCO, kurse Ferit Hoxha që mban aktualisht këtë pozicion është propozuar për ambasador të Shqipërisë në OKB.

Po ashtu edhe Arian Spasse i Hungarisë dhe Albana Dautllari e Strasburgut janë liruar nga detyra.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

1 tetor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, ka dekretuar, disa lirime të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Konkretisht:

–      Zoti Arian Spasse, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.

–        Zonja Albana Dautllari, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

–      Zonja Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

–      Zoti Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË ECIM KRAH PËR KRAH"/ 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, MESAZHI i Yuri Kim
Previous article MASAKRA NË BURGUN E EKUADORIT/ Si jepeshin urdhrat me telefon dhe si bëhet kontrabanda me armë (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT