• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTË/ Holta Zaçaj zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese
Home
Aktualitet
Drejtësi

E PLOTË/ Holta Zaçaj zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese

16 January, 2023 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Mbledhja e Përgjithshme e Gjykatës së Lartë zgjodhi të hënën më 16 janar 2023 avokaten Holta Zaçaj si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, duke përmbyllur sagën e plotësimit të kësaj gjykate që prej fillimit të reformës në drejtësi.

Zaçaj do të zëvendësojë gjyqtaren Vitore Tusha, së cilës i kishte përfunduar mandati që në vitin 2017. Kjo vakancë është shpallur nga Gjykata e Lartë më 16 janar të vitit 2017, por pas dështimit për të përfunduar procedurën, është rishpallur edhe dy herë të tjera në vitet 2021 dhe 2022.

Në garë për këtë vakancë ishte edhe prokurorja e Tiranës, Elsa Miha. Në njoftimin e Gjykatës së Lartë bëhet me dije se kandidatet Zaçaj dhe Miha morën secila nga 6 vota, por fituese u shpall kandidatja e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED njoftoi më 23 dhjetor vlerësimin e dy kandidateve për vendin vakant të Tushes në Gjykatën Kushtetuese, ku në përfundim Zaçaj kishte siguruar 84.72 pikë, ndërsa Miha 82.22 pikë.

Sipas vendimeve për vlerësimin dhe pikëzimin e këtyre kandidateve të publikuara në faqen online të Gjykatë së Lartë, rezulton se dy kandidatet kanë arritur fillimisht rezultatete të përafërta, ku Zaçaj ka siguruar 82.2 pikë, ndërsa Miha me një avantazh të vogël, 82.22 pikë.

E pyetur nga BIRN për këtë situatë, drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median, Ida Vodica sqaroi se avokatja Zaçaj ka arritur rezultatin përfundimtar me 84.72 pikë pasi ka konvertuar një diplomë masteri, që është përfshirë në vlerësimin e KED.

Në jetëshkrimin e avokates Holta Zaçaj të publikuar në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë, sqarohet se ajo është “avokate e specializuar në të drejtën familjare, mbrojtjen e fëmijëve dhe transaksioneve me pasuri të patundshme”. Po ashtu shënohet se është anëtare e Komitetit për Shërbimet e Mbrojtësit Publik-Divizioni për fëmijët dhe familjen në shtetin e Massachusetss në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ Dëborë dhe përmbytje, sinoptikani grek paralajmëron Shqipërinë
Previous article SHQIPËRIA NË 2023/ Zgjedhjet lokale dhe fati i opozitës

F.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT