Pak ditë më parë u përfol në media se Kiara Tito është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brother. Djali për të cilin u përfol ishte Ron Koka, djali i biznesmenit Leonard Koka. Në një prononcim ekskluziv për Kryefjala.com Renaldi shprehet se nuk është në një lidhe me moderatoren, Kiara Tito.
Së dyti duhet të bëj një sqarim meqënëse rrjedha mori kështu. JO NUK JAM I LIDHUR me Kiara Titon dhe ju lutem të keni pak sensin e njerzillikut dhe mos të jeni kaq egoistë vetëm për përfitimet tuaja jo vetëm duke perdorur emrin tim dhe foton time pa asnj aprovim por dhe duke sajuar një lidhje pa asnjë provë, pa asnjë fakt vetëm për të fituar disa klikime.
Jeta nuk është “Big Brother” kështu që ju lutem sinqerisht të merrni në konsideratë që ka dhe njerez që shohin jetën e tyre, jo të të e tjerëve në “Big Brother”.
Faleminderit për mirëkuptimin…