• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PLOTË/ Dëmet që shkaktoi në Shqipëri moti i pazakontë
Home
Sociale

E PLOTË/ Dëmet që shkaktoi në Shqipëri moti i pazakontë

11 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe gjithë institucionet e saj të varësisë kanë qenë në gatishmëri të plotë për të përballuar dhe eliminuar pasojat e motit të keq që përshiu jugun e vendit në mbrëmjen e datës 10 korrik 2019. Nga raportimet e institucioneve kryesore të infrastrukturës dhe energjisë rezulton se:

Situata e akseve rrugore gjatë natës datë 11.7.2019

·        Në aksin Elbasan-Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh. Grupi i mirëmbajtjes ka qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës. Nuk ka pasur probleme me trafikun.

·        Në aksin Pogradec-Tushemisht një pemë ka bllokuar rrugën pas ndërhyrjes u bë pastrimi dhe hapja e rrugës për trafikun.

·        Aksi Qafë Thanë – Doganë ka pas probleme me rënien e gurëve.

·        Qafë Thanë – Qafë Plloçë ka pas probleme ne Qafë Plloçë me rënien e një peme dhe prurje inertesh, por jo probleme serioze ne trafik.

·        Korçë – Bilisht ka pas rënie peme në Zëmblak, por edhe kjo nuk ka qenë serioze për trafikun. Menjëherë u morën masa për pastrimin dhe largimin e pemëve nga pjesa e rrugës.

·        Bisht i Zhurit-Fier ka pasur dëme vetëm ne sinjalistikën vertikale, janë marrë të gjitha masat nga ana jonë për riparimin e tabelave.

·        Në Vlorë ka pasur inerte në rrugë dhe degë pemësh të thyera.

·        Në Gjirokastër ka pasur rënie të dy pemëve në rrugë dhe një tabelë e madhe informuese në Vanister.

·        Dhe në zonën e Sarandës një rrëshqitje në segmentin Ura e Kranesë – Qafë Muzinë dhe inerte në zona të ndryshme të bregut.

·        Grupet e punës të ARRSH vazhdojnë të jenë prezente dhe punojnë që nga nata e mbrëmshme.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike

Pasojat e motit sollën dëme të shumta në rrjetin elektrik shpërndarës të OSHEE, që pavarësisht masava tekniko-organizative të marra, e kishte të pamundur të ndërhynte gjatë natës dhe në kushte aspak të favorshme klimaterike.

Paraditen e datës 10 korrik, raportohej për 46 fidera të stakuar për shkak të motit të keq dhe rajonet më të prekura ishin Shkodra (Lezha kryesisht), Burreli dhe Durrësi (zona e Fushë-Krujës) dhe kryesisht zonat rurale të vendit, që furnizohen me rrjet ajror 6kV, i ndjeshëm ndaj stuhive, sidomos me shkarkesa atmosferike.

Gjatë orëve në vijim të datës 10 korrik, me rregullimin e pjesshëm të kushteve të motit, u përmirësua situata e furnizimit me energji elektrike në masën 70%. Në veri të vendit pothuajse të gjithë fiderat ishin në punë, por me kalimin e orëve, në mbrëmje, gjendja e motit u përkeqësua duke vijuar deri në orët e para të datës 11.

Tashmë rajonet më të prekura nga kufizimi i energjisë elektrike ishin në qendër dhe jug të vendit, si Elbasani, Berati, Fieri, Korça (Pogradeci) dhe Vlora.

Dëmet e shumta mbi rrjetin elektrik gjatë natës sollën ndërprerje të energjisë elektrike në 84 fidera, ku si rezultat i motit të keq me shtrëngata shiu dhe erë të fortë u prekën rajonet Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier, ndërsa situata në rajonet e veriut ka qene disi më e qetënatën, përveçse në zonën e Velipojës ku ka pasur stakime.

Aktualisht, sipas raportimit të fundit, ora 12:30 të datës 11 korrik, kemi një përmirësim me 65% të situatës më furnizim të energjisë elektrike, ndërsa rajonet më të prekura vijojnë të jenë Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra dhe tashmë është shtuar edhe Tirana (pjesërisht Kombinati, Shinat e Trenit, Zall Bastari dhe Yzberishti).

Është e rëndësishme të theksohet se fiderat që furnizojnë me energji elektrike hidrovoret dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë janë në punë. Gjithashtu, rrjeti i tensionit të lartë (TL) 35kv apo dhe Nënstacionet kanë qenë në funksion të plotë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit OST

Për shkak të motit të keq, ka pasur stakime kalimtare linjash TL110. Kjo ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të tensionit nga 5 – 10 minuta, në nënstacionet Bulqizë110, Peshkopi110, Gjirokastër110, Drenovë110, Berat110 dhe Uznovë110.

Portet Detare

Nuk janë konstatuar probleme në portet detare të Durrësit dhe Vlorës. Trageti i linjës Vlorë – Brindisi – Vlorë, më datë 11.07.2019 është akostuar me 1 orë vonesë e shkaktuar nga kushtet e vështira meteorologjike në det./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Laçi-Hapoel, Xhixha godet nga mesi i fushës. Portieri izraelit "shpëton" portën
Previous article DO TË GAROJË NË LA LIGA NË SEZONIN E RI/ Skuadra historike "shpërfytyron" fanellën tradicionale (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

GJYQI NDAJ LAERT HAXHIUT/ Paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t Aktualitet

GJYQI NDAJ LAERT HAXHIUT/ Paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

SHOKUESE NË DUKAT/ I riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë Aktualitet

SHOKUESE NË DUKAT/ I riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT