• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E plagosi me THIKË se e shau ‘k*rvë’/ 45 vjeçarja në Tiranë arrestohet pas…
Home
Aktualitet
Kronikë

E plagosi me THIKË se e shau ‘k*rvë’/ 45 vjeçarja në Tiranë arrestohet pas…

12 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Merita T., 45 vjeçe, u vu në pranga një ditë më parë nga efektivët e seksionit për hetimin e krimeve ndaj jetës në DVPT, pas një dënimi me burg dhënë nga Apeli i Tiranës.

“Dje, u ndalua shtetësia në kërkim M.T., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Ajo u arrestua fillimisht në 9 nëntor të vitit 2015, pasi rreth orës 4 të asaj pasdite, plagosi me thikë Elvira Ç., në rrugën “Fabrika e Qelqit”, në Kombinat. Në 2016-ën, 45-vjeçarja u dënua me 3 vjet heqje lirie nga gjykata e Tiranës. Procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Një vit më vonë, Apeli i zbuti dënimin me 12 muaj.

Konflikti mes Merita T. dhe Elvira Ç. ndodhi për shkaqe banale, thuhej asokohe në njoftimin e policisë, që pasqyronte ngjarjen.

Referuar hetimeve të Prokurorisë së Tiranës: konflikti mes dy femrave është shënuar në rrugën para banesës së të pandehurës, në zonën e Kombinatit. Fillimisht, ato janë konfliktuar me fjalë me njëra-tjetrën dhe më pas, Merita ka kaluar në veprime fizike, duke e qëlluar me një mjet të mprehtë tjetrën. Në deklarimet e saj para oficerëve të Policisë Gjyqësore, 45-vjeçarja ka pohuar se ditën e ngjarjes ajo po përgatiste drekën, kur para shtëpisë së saj ka kaluar e dëmtuara, e cila e kishte ofenduar me fjalë të ulëta, si k… e të tjera.

Sipas Merita T., siç ishte me një thikë në dorë me të cilën po qëronte patate, ka dalë te dera e banesës dhe e ka pyetur se përse e shqetësonte. Referuar deklarimit të 45-vjeçares, e dëmtuara ka vijuar ta fyejë me të njëjtat shprehje. Në këtë moment, ajo i është afruar dhe e ka qëlluar me thikë në krahë. Më tej, ka rrëfyer se konfliktin me Elvira Ç. e kishte që prej vitit 1997 dhe se për vite me radhë ofendohej e ngacmohej prej saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Berisha me deklaratë të FORTË: Vlahutin i ka kërkuar Adriatik Llallës ARRESTIMIN tim
Previous article Guardiola i fiksuar pas lojtarëve të Monacos, do edhe Lemar te Man.City

F.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT