Një 26 vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi u kap duke qarkulluar me armë pa leje në mjetin e tij. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Iris Backa, 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Benz”, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me mulli, të cilën e kishte fshehur poshtë sediljes së shoferit.
Njoftimi i plotë:
Fier
Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga policia.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, në lagjen “16 Prilli” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I. B.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, poshtë sediljes së shoferit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 26 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.