• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Vodhi 6 banesa dhe biznese të njohura në Kavajë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Vodhi 6 banesa dhe biznese të njohura në Kavajë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari

21 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme, pas 6 vjedhjeve të kryera në qytetin e Kavajës.

Mësohet se ai ka vjedhur banesa dhe biznese të njohura në qytet gjatë periudhës gusht 2022-janar 2023.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, policia po vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “The last”, për zbardhjen e 6 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Kavajës, gjatë periudhës gusht 2022-janar 2023.

Vodhi në mënyrë të përsëritur, në banesa dhe në biznese të ndryshme, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, nga kryerja e veprimeve hetimore profesionale, të iniciuara nga denoncimet e qytetarëve të ndryshëm, për raste vjedhjesh, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

– Xh. K., 30 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se në kohë dhe në vende të ndryshme, 30-vjeçari ka kryer një sërë vjedhjesh, 6 prej të cilave janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore.

Prej muajit gusht 2022 deri në momentin që u kap në flagrancë, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, ky shtetas ka vjedhur 2 biçikleta, si dhe sende të ndryshme në 2 banesa dhe në 2 biznese, në Kavajë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUKEJ E SHQETËSUAR"/ U nis të çonte vajzën në shkollë dhe u zhduk, panik për fatin e 44-vjeçares greke. Makina...
Previous article A DO FUTET BUTRINTI TË SHTUNËN NË BBV? Mikela: Mezi pres të shoh reagimin e Luizit

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT