• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Vidhte targa automjetesh të Shqipërisë dhe të Kosovës, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Vidhte targa automjetesh të Shqipërisë dhe të Kosovës, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës

2 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se vidhte targa makinash. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. Q.

NJOFTIMI I POLICISE
Vidhte në Durrës targa të automjeteve shqiptare dhe të Kosovës dhe dyshohet se ua shiste personave me precedent për të kryer krime kundër personit dhe pronës, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. 36-vjeçari nga Kosova dyshohet si autor i vjedhjes në disa raste të targave të automjeteve.

Sekuestrohen dy palë targa, shqiptare dhe kosovare, kaçavida, pinca, një thikë, një palë doreza dhe një maskë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Targat”. Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Q., 36 vjeç, nga Kosova.

Ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen nr. 13, Plazh-Durrës, me mjetin tip “Ford”, me targa të vjedhura në lagjen nr. 5, Durrës, në pronësi të shtetasit R. C. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford”, në bagazh janë gjetur edhe dy targa të një automjeti nga Kosova, si dhe në sediljen e shoferit janë gjetur kaçavida, pinca, një thikë, një palë doreza dhe një kapuç (i ngjashëm me maskat).

Mjete të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për kryerjen e vjedhjeve. Sendet e mësipërme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së targave edhe në dy automjete të tjera, të ndodhura muajt e fundit. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale të “Vjedhjes” dhe “Sigurimit të mjeteve për vjedhje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DROGË NË TË BRENDSHME DHE MANOVRA PËR T'U LARGUAR/ Kapet 23-vjeçari shqiptar në Itali
Previous article "GJYQTARËT JANË VETË ZOT, VETË SHKOP"/ Rama: Uroj që Kushtetuesja të mos të na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Motori përplaset me shtyllën, ndërron jetë 21-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË CËRRIK/ Motori përplaset me shtyllën, ndërron jetë 21-vjeçari

NGJARJA TRAGJIKE NË MALIQ/ Policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës Aktualitet

NGJARJA TRAGJIKE NË MALIQ/ Policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT