• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Vidhte pajisje elektrike në banesa e servise, arrestohet “skifteri” 37-vjeçar në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Vidhte pajisje elektrike në banesa e servise, arrestohet “skifteri” 37-vjeçar në Durrës

27 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve në qytetin bregdetar.

 

Në pranga është vendosur shtetasi me iniciale Xh.K. i cili u kap në flagrancë duke vjedhur banesën e një shtetasi.

Gjithashtu policia ka zbardhur dhe 3 grabitje të tjera, ku Xh.K. ka hyrë në banesa, servise dhe shkolla për të vjedhur pajisje elektrike.

Njoftimi i policisë:

Vidhte gjatë natës, në mënyrë të përsëritur, sende dhe pajisje, në subjekte dhe banesa të ndryshme, në qytetin e Durrësit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve të tyre para përgjegjësisë penale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

– Xh. K., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 12, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e një shtetasi.

Në kuadër të operacionit “Mesnata”, u bë gjithashtu zbardhja e 3 vjedhjeve të tjera dhe i 1 tentative për vjedhje, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi Xh. K., konkretisht:

Më datë 14.10.2022, ka vjedhur disa vegla pune në një servis;
Më datë 24.10.2022, ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi tjetër, si dhe ka vjedhur disa materiale elektrike, në një servis;
Më datë 25.10.2022, ka vjedhur pajisje elektrike në kuzhinën e një shkolle jopublike.
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HERA E TRETË..."/ Veprimi i fundit i Arbana Osmanit sqaron ‘krisjen’ me Lori dhe Sara Hoxhën
Previous article U KAP ME ARMË ZJARRI NË BMW/ Arrestohet reperi Don Xhoni

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT