Një shqiptar 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjermane pasi akuzohet se ka tentuar të thyejë një shisha bar.
Shqiptari në fjalë ka tentuar disa herë të hapë derën e lokalit në Oststrasse, me forcë me anë të një leve dhe ëstë larguar me skuter.
Gjithashtu policia ka gjetur levën e të riut me të cilën ai tentonte të grabiste barin.
Nderkohë ishin shërbimet e urgjencës ato që gjetën vendndodhjen e 37-vjeçarit, i cili ishte parë të largohet në drejtim të perëndimit.


