• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore pasi ishte i dehur në timon, arrestohet shoferi
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore pasi ishte i dehur në timon, arrestohet shoferi

2 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia në Durrës lajmëron se ka arrestuar një shofer, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, për shkak se ishte në gjendje të dehur. Vihen në pranga dhe 2 shtetas që u kapën duke drejtuar automjetet në mënyrë të parregullt.

Policia Rrugore thotë se gjatë janarit 2025, në Durrës e në Kavajë janë vënë në pranga 7 shoferë për akuzën e korrupsionit ndaj punonjësit policor.“Durrës/Shkon në 7 numri i të arrestuarve për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, pasi ishte në gjendje të dehur, arrestohet drejtuesi i automjetit.

Vihen në pranga dhe 2 shtetas që u kapën duke drejtuar automjetet në mënyrë të parregullt.

Gjatë monitorimeve të akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. E, pasi ka konstatuar që kryente lëvizje të çrregullta gjatë lëvizjes në rrugë.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe i kanë kërkuar për të kryer testin e alkoolit, Drejtuesi i automjetit duke qenë se drejtonte automjetin në gjendje të dehur iu ka afruar para punonjësve të Policisë rrugore me qëllim mos kryerjen e testit të alkoolit.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., 61 vjeç, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

-Gjithashtu, po gjatë monitorimeve intensive u konstatuan dhe u arrestuan dhe dy drejtues automjetesh konkretisht shtetasit:

M., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;
B., 32 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka përplasur këmbësorin ende i paidentifikuar, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë muajt Janar 2025, Policia Rrugore e Durrësit dhe e Kavajës, ka vënë në pranga 7 drejtues automjetesh për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë si dhe 14 drejtues automjetesh për drejtim të automjete në gjendje të dehur.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë”, thuhet në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTUAN TË VJEDHIN SENDE ME VLERË NË KISHËN KSAMILIT/ Arrestohen 2 persona. Dyshohen se kanë grabitur 5 banesa… (EMRAT)
Previous article NETANYAHU NISET PËR SHBA/ Do diskutojë me Trump për ‘fitoren mbi Hamasin’

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT