• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

26 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 26-vjeçar nga Kruja është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se po transportonte një armë zjarri me qëllim shitjen e saj. Policia njofton se operacioni i koduar “Price” u finalizua nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve.

Sipas policisë, informacioni operacional lidhej me një person që po udhëtonte nga Kruja drejt Tiranës me një armë zjarri në automjet. 26-vjeçari, me inicialet N. D., banues në Krujë, u arrestua në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”.

Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, efektivët gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, e cila dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej për t’u shitur në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti me të cilin lëvizte 26-vjeçari dhe celulari i tij. Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Lëvizte nga Kruja në Tiranë, për të shitur një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari. Sekuestrohet arma, automjeti me të cilin lëvizte i arrestuari dhe celulari i tij. Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që po levizte drejt Tiranës, me armë zjarri, në automjet, finalizuan operacionin e koduar “Price”, gjatë të cilit u arrestua te vendi i quajtur “Kthesa e Kamzës”, shtetasi N. D., 26 vjeç, banues në Krujë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 26-vjeçari u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) që dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej me qëllim shitjen në Tiranë. Vijon hetimi për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal, si dhe për dokumentimin ligjor të të gjitha rrethanave të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Previous article ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

SHERR ME THIKA E LEVA NË GREQI/ 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e një servisi makinash: Do të vras… Aktualitet

SHERR ME THIKA E LEVA NË GREQI/ 49-vjeçari shqiptar përplaset me pronarin e një servisi makinash: Do të vras…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT