• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Kokainë, municione dhe armë të ftohta në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Kokainë, municione dhe armë të ftohta në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

28 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 48-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi në banesën e tij u gjetën sende të kundraligjshme.

Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se 48-vjeçari me iniciale A.B. posedonte këto sende dhe organizuan punën.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, efektivët e Komisariatit Nr.1 gjetën në shtëpinë e 48-vjeçarit lëndë narkotike kokainë, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak.

Ndaj 48-vjeçarit rëndojnë 3 akuza; mbajtje pa leje e municionit, mbajtje pa leje e armëve të ftohta dhe prodhim e shitje e lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit.

Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A ËSHTË VLADIMIR PUTIN I SËMURË? Nga thashethemet për kancer tek parada në Pekin, gjitha misteret që rrethojnë shëndetin e presidentit rus
Previous article MARRËVESHJA SHQIPËRI-KOSOVË-KROACI/ Rama: Është për mbrojte jo për sulm! Nëse ka “tërbim” nga Serbia...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT