• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Kishte vendosur pa leje shezlongë dhe çadra në liqenin e Pogradecit, ja çfarë ndodhi me administratorin e subjektit
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Kishte vendosur pa leje shezlongë dhe çadra në liqenin e Pogradecit, ja çfarë ndodhi me administratorin e subjektit

11 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 66-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Pogradecit, pasi kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje në bregun e liqenit të Pogradecit.

Policia e Pogradecit ka sekuestruar 21 shezlongë dhe çadra, ndërkohë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H. M., 66 vjeç, banues në Pogradec.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të planit të masave, të hartuar, të prezantuar dhe të monitoruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shtetit, për prani të shtuar të shërbimeve të Policisë në plazhe, me qëllim përmbushjen e objektivit madhor, mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë vijuar me kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Pogradecit, në lagjen nr. 1, përgjatë bregut të liqenit, u lirua hapësira publike, me heqjen dhe sekuestrimin e 21 shezlongëve dhe çadrave, që ishin vendosur pa lejen përkatëse. Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. M., 66 vjeç, banues në Pogradec.

Plani operacional “Plazh i lirë”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët dhe menaxherët e lokaleve dhe hoteleve, që të mos zënë pa autorizim, hapësirat publike në vijën bregdetare apo atë liqenore, pasi do të përballen me sanksionet ligjore. Në këtë kuadër ftojmë pushuesit që nëse hasin një shkelje të tillë, ta denoncojnë atë, në Komisariatin Dixhital ose në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe për të goditur paligjshmëritë, si dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për pushuesit, vizitorët dhe turistët, gjatë gjithë sezonit turistik.

  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Shkon në 51 numri i të arrestuarve nga operacioni “Rrjeti”, kapet në Elbasan 34 vjeçari
Previous article FOTOLAJM/ Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s gati për nisjen e samitit në Vilnius

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT