• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ/ Furnizonte shpërndarësit e drogës me kokainë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ/ Furnizonte shpërndarësit e drogës me kokainë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

30 May, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të koduar “Zonat”, i cili kishte si qëllim parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe kontrolleve intensive në terren, shërbimet e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ksainel Caka, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, ai u kap në rrugën “Skënderbej”, pasi dyshohet se furnizonte persona të tjerë me lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilat më pas shpërndaheshin në doza të vogla në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik, policia i ka sekuestruar mbi 200 gram lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është marrë në cilësinë e provës materiale. Hetimet paraprake dyshojnë se i arrestuari ishte i përfshirë në një aktivitet të vazhdueshëm të shpërndarjes së drogës në disa pika të kryeqytetit, ndërsa operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rrjet.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zonat”. Vihet në pranga një shtetas, i cili dyshohet se furnizonte shtetas të tjerë me lëndë narkotike kokainë, për ta shpërndarë në doza në zona të ndryshme të Tiranës.

Sekuestrohen mbi 200 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa vijojnë hetimet dhe operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Si rezultat i kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Zonat”, u godit një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Ksainel Caka, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në rrugën “Skënderbej”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 37-vjeçarit mbi 200 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"
Previous article DUA LIPA DHE CALLUM TURNER DREJT ALTARIT? Zbulohen detaje nga dasma luksoze që mban “mbërthyer” showbizin

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë Aktualitet

POLICIA RRUGORE BËN BILANCIN: Mbi 4 mijë gjoba dhe 8 arrestime në 24 orë

TRAGJEDI NGA STUHIA NË KSAMIL/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosu Aktualitet

TRAGJEDI NGA STUHIA NË KSAMIL/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosu

NGA KARABURUNI NË KSAMIL/ Shpëtohen 10 mjete lundruese! Autoritetet pa paralajmërim Aktualitet

NGA KARABURUNI NË KSAMIL/ Shpëtohen 10 mjete lundruese! Autoritetet pa paralajmërim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT