• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ FAMILJA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Dënohet për pjesëmarrje në trafikun e kokainës! Djali do të vuajë 7 vite burg
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ FAMILJA SHQIPTARE NË BELGJIKË/ Dënohet për pjesëmarrje në trafikun e kokainës! Djali do të vuajë 7 vite burg

26 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Katër anëtar të një familjeje shqiptare në Ostend janë dënuar nga gjykata belge e Brugges për pjesëmarrje në trafikun e madh të kokainës. Njëri prej djemve të familjes mori një dënim me 7 vite burg, siç raportojnë mediat belge. Detektivët e policisë gjetën 56 mijë euro nën shtratin e prindërve të tij, për të cilën ai u justifikua duke thënë: “Janë nga puna e tyre e palodhur”.
Ky rast u zbulua nga Operacioni SKY, në të cilën më shumë se 1 miliardë mesazhe u deshifruan disa vite më parë. A.B., 29 vjeç nga Shqipëria rezultoi nga hetimet se luante një rol kyç në një bandë që tregtonte të paktën 958 kilogramë kokainë, me një vlerë totale prej gati 29 milionë euro. Gjykata kreu arrestimet më datë 14 shkurt. A.B. deklaroi se transportonte deri në 200 kg kokainë në një të njëjtën kohë për një bandë që vepronte nga katër prona me qira në Antwerp. Gjatë kontrollit të banesave u gjetën armë zjarri.

A.B. nuk e mohoi se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. “Por vetëm si një djalë i porositur,” argumentoi avokati Frank Scheerlinck. Gjykata e dënoi A.B. me 7 vit burg. Ai u kërkoi falje prindërve dhe dy vëllezërve dhe theksoi se ata nuk ishin të përfshirë në ngjarje. Por nuk mendoi kështu gjykata. Vëllai i vogël F.B. 23 vjeç, u dënua me 2 vit burgim me kusht. Babai i dy vëllezërve G.B., 57 vjeç, dhe nëna F.B., 52 vjeç morën secili nga 1 vit burgim me kusht. Sipas prokurorit, prindërit kanë ndihmuar në pastrimin e parave të drogës.Dukej si një familje e mirë në Ostende,” shpjegoi prokurori. “Babai ishte punëtor, kurse nëna jepte kurse për integrimin”. Banda në të cilën bënte pjesë A.B. përdornin persona të tjerë për të marrë prona me qira, jo vetëm në Antwerp, por edhe në Damme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUNGARIA MIRATOI ANËTARËSIMIN E SUEDISË NË NATO/ Ministri Hasani: Do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të Aleancës
Previous article DOSSIER/ Zbardhen të pathënat e gjyqit të ish-presidentit Alia dhe ish-kryeministrit Çarçani, merrnin arin e Thesarit për të bërë dhëmbë floriri

s.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT