• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ DURRSAKU/ Kapet mat duket vjedhur 2 herë ushqime në market. PAMJET nga momenti i arrestimit
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ DURRSAKU/ Kapet mat duket vjedhur 2 herë ushqime në market. PAMJET nga momenti i arrestimit

29 August, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka rënduar edhe më shumë xhepat e “lodhur” të shqiptarëve.

Çmimet e shtrenjta dhe shumë herë të papërballueshme për familjet me të ardhura mesatare janë bërë kryefjala e muajve të fundit. Me sa duket çmimet e produkteve që kanë arritur kulmin dhe varfëria kanë “detyruar” një 35 vjeçar nga

Durrësi të vjedhë dy ditë rresht produkte ushqimore nga një market në lagje nr.18, Durrës.

Më datë 27.08.2022 dhe më datë 28.08.2022, 35-vjeçari ka vjedhur produkte ushqimore, në të njëjtin market.

Uniformat blu bëjnë me dije se 35-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, pasi gjatë muajve qershor dhe korrik, ai ka vjedhur me forcë shuma të ndryshme parash, në të njëjtën makinetë për kafe, në pronësi të një subjekti privat, në lagjen nr. 1, Durrës.

VIDEO

Njoftimi i policisë

Durrës

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Durrës, operacioni policor i koduar “Vollga”.

Vodhi 2 herë, produkte ushqimore në të njëjtin market, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

35-vjeçari, i dyshuar edhe si autor i 5 rasteve të tjera të vjedhjes me forcë të shumave të parave, në të njëjtën makinetë për kafe, në Vollga, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vollga”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.M., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, më datë 27.08.2022 dhe më datë 28.08.2022, ka vjedhur produkte ushqimore, në të njëjtin market, në lagjen nr.18, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 35-vjeçari, gjatë muajve qershor dhe korrik, ka vjedhur me forcë shuma të ndryshme parash, në të njëjtën makinetë për kafe, në pronësi të një subjekti privat, në lagjen nr. 1, Durrës.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABETARE E PËRBASHKËT SHQIPËRI-KOSOVË/ Rama: Krijesë e bashkimit të vullneteve të të dyja qeverive
Previous article "KRIMI I ORGANIZUAR SHQIPTAR AFTËSI PËR TË KORRUPTUAR..."/ Mediat spanjolle artikull për trafikun e kokainës në portet europiane: Janë kapur...

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen Aktualitet

SOT PROTESTA E 45-të/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama, jepe dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT