• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ BERBERI NË DURRËS/ Hap dy herë biznesin… i pezullojnë aktivitetin 6 muaj
Home
Sociale

E PËSON KEQ BERBERI NË DURRËS/ Hap dy herë biznesin… i pezullojnë aktivitetin 6 muaj

13 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Një berberi në qytetin e Durrësit iu pezullua aktiviteti për 6 muaj, pasi u konstatua nga policia të kishte hapur dy herë biznesin.

Policia thotë se personi me inicialet N.K me dyqanin në lagjen 12 në Durrës ushtronte aktivitetin në kundërshtim me Aktin normativ. AI ishte konstatuar nga Patrulla e Përgjithshme edhe më datë 7 prill, duke ushtruar aktivitetin e berberit në mënyrë të paligjshme. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dje u mor masa e pezullimit të aktivitetit për 6 muaj.

Ndërkohë në Tiranë u vunë në hetim dy persona, pasi në rrugën “Myslym Shyri“, një person me inicialet E. H u kap nga shërbimet e Policisë duke tregtuar maska dhe doreza pa faturë tatimore, të cilat ia kishte dhënë për t’i shitur një personi me inicialet D. K.

Ndërkohë, në Elbasan është vënë në hetim në gjendje të lirë, për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, Z. Ç, pasi në lagjen “Aqif Pasha”, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit konstatuan të hapur lokalin “Bar-Kafe” dhe brenda u gjetën disa persona që pinin kafe.

Po në Elbasan, policia thotë se është proceduar penalisht dhe administrativisht  D. P., banues në Elbasan, pasi u kap duke ushtruar i papajisur me licencë, aktivitetin në lokalin e tij ”Bar-Kafe”, në lagjen “Sulë Paprri.

“Policia e Shetit apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që t’i mbajnë mbyllur lokalet e tyre, në zbatim të Aktit Normativ të datës 15.03.2020, pasi në të kundërt do të ndëshkohen në bazë të këtij Akti. Njëkohësisht apelon për të gjithë administratorët e njësive tregtare që të mos abuzojnë me çmimet, pasi kontrollet do të jenë më të shtuara dhe në rast konstatimi të abuzimit me çmimet, do përballen me ligjin”, thuhet në njoftimin për mediat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASOJAT NGA KORONAVIRUSI/ Mbi 500 punonjës në një “Call Center” humbin punën në Durrës
Previous article KORONAVIRUSI/ Dermatologia shqiptare jep këshilla dhe receta si të kujdesemi për fytyrën gjatë karantinës

Delo.autor

Postime të ngjashme

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan Aktualitet

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit Aktualitet

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi Aktualitet

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT