• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON 37-VJEÇARI/ Porosit online një thikë, dënohet me 8 muaj burg. Duhet të kishte marrë leje për…
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON 37-VJEÇARI/ Porosit online një thikë, dënohet me 8 muaj burg. Duhet të kishte marrë leje për…

13 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

E ndërsa blerjet on-line janë kthyer në trend, rastet që nga zgjedhja e bërë në internet mund të përfundosh në burg janë të rralla. Një djalë nga Patosi është dënuar me 8 muaj burg, sepse ka blerë një biçak në Hong Kong. Vendimi është dhënë nga Gjykata e rrethit Gjyqësor në Fier më 2 dhjetor. Saimir Mitescu (Hoxhaj) i martuar me tre fëmijë, banues në lagjen ‘29 Marsi’ në Patos, tregon se nga mesi i këtij viti pëlqeu një biçak në internet që kushtonte 19 dollarë dhe e porositi në e-bay.

Porosia mbërriti disa javë më vonë me postë në Tiranë. 37-vjeçari njoftohet dhe shkon ta marrë. Mësohet se atje takon edhe punonjës të policisë të cilët e marrin në pyetje. Mitescu u tregon se porosinë e bërë e donte për të ndihmuar në therjen e gicave, pasi ka një stallë dhe disponon edhe licencë, e ndërsa biçakun ia kanë sekuestruar. Disa javë më pas, 37-vjeçari tregon se, policia e thërret sërish dhe e çon në gjykatë, pasi ndaj tij kishte nisur një proces gjyqësor. Pas disa seancave, gjykata e dënon me 8 muaj burg.

I ndodhur përballë këtij fakti, Mitescu ka edhe një apel për të gjithë ata që bëjnë blerje on-line
Mbi Mitescun rëndon vepra penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vendimin e gjykatës së Fierit Mitescu e ka apeluar dhe pret që drejtësia të veprojë.

“Porosita një thikë on-line, më vjen me postë. Në momentin që më vjen në postë e cilësojnë armë të ftohtë. E marrin në dorë organet kompetente dhe me lajmërojnë që është cilësuar; armë e ftohtë dhe do të gjykohesh për këtë armë. Kam bërë blerje online, por jo thika. Duke menduar se nuk do të bënte problem një biçak. Kush e mendonte se do të cilësohej si armë dhe e rrezikshme dhe të dënohesha. Më kanë dënuar me 8 muaj burg. E kam apeluar çështjen. Besoj që në Apel të ma ulin si vendim ose…se di. Dua t’ju bëj thirrje njerëzve që të kenë kujdes se çfarë porosisin në internet. Mund të përfundojnë në burg për diçka që cilësohet e rrezikshme, që mund të jetë dhe antike. Ata më thonë se duhet të kisha marrë leje nga kompetentët. Se kam ditur në fillim. Pasi nisi gjyqi shkova dhe u interesova me pas kësaj del se nuk kam nevojë për leje që të blejë një biçak.”, tha Mitescu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “BESOJ TEK FITORJA E TIRANËS NË AIR ALBANIA“/ Flet mesfushori Hasani para derbit: Më vjen keq që…
Previous article BREXIT/ Johnson u kërkon bashkëqytetarëve: Vendi të "shërojë plagët" e krijuara

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT