• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PËSOJNË SHOFERAT NË ITALI/ 1700 euro kush kapet në timon me telefon
Home
Jetë

E PËSOJNË SHOFERAT NË ITALI/ 1700 euro kush kapet në timon me telefon

7 January, 2020 k.autor Jetë

Gjatë 2020 Italia përgatitet të vërë në zbatim masa të forta ndëshkuese për këdo që përdor celularët gjatë drejtimit të automjetit apo nuk respekton limitet e detyrueshme të shpejtësisë.

Këto dy shkelje janë motive kryesore të aksidenteve rrugore në këtë vend, e pritet katërfishimi i gjobës ndaj përdoruesve të celularëve në timon si dhe risi urbanistike për të ngadalësuar lëvizjen e automjeteve me shpejtësi të lartë.

Parlamenti italian pritet të votoj së shpejti një normativë të re masash në kodin rrugor 2020.

Kjo normativë e re e sigurisë rrugore parashikon një rritje të gjobave nga 422 euro që është aktulaisht në 1697 euro për të gjithë ata drejtues automjetesh që përdorin telefonat si dhe heqja e patentës për 3 muaj në rast se janë përsëritës në shkeljen e rregullave të Kodit Rrugor.

nPër të evituar lëvizjen me shpejtësi të lartë është propozuar ndërtimi i vizave të bardha në lartësi të ngritur deri në kufi me trotuarin me detyrimin e ngadalësimit të shpejtësisë së automjetit.

Gjithashtu është propozuar që komunat të instalojnë tinguj zanorë për të detyruar drejtuesit e automjeteve që të ngadalësojnë shpejtësine tyre deri në limitetet e lejuara.

Për ta garantuar sigurinë rrugore dhe të përdoruesve të biçikletave parashikohet të vendoset nëj masë largësi anësore 1.5 metra e detyrueshme nga çiklisti, në fazën e kalimit të tij nga një automjet. Ndërsa pranë zonave shkollore po mendohet ulja e shpejtësisë së detyruar për automjetet nga 50 km në 30 km në orë.

Prej vitit 2024 do të bëhen të detyrueshme përdorimi i rripit të sigurisë për automjetet ( autobuz e mikrobuz) që transportojnë fëmijët në shkolla.

Në vitin 2019 në Itali kanë humbur jetën në aksidente rrugore 1566 persona. janë regjistruar mbi 685 mijë shkelje rrugore për shpejtësi të lartë e janë tërhequr 61.322 patenta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË NË BREZOVICË/ Momenti kur 30-vjeçari bie nga teleferiku (VIDEO)
Previous article LEJET E NDËRTIMIT/ Kalon online procedura e aplikimit për vlerësimin e ndikimit në mjedis (HAPAT)

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT