• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Vodhën kasafortën e një biznesi në Sauk dhe pasi morën lekët e hodhën në lumë, 3 në pranga, 1 në kërkim
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Vodhën kasafortën e një biznesi në Sauk dhe pasi morën lekët e hodhën në lumë, 3 në pranga, 1 në kërkim

5 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

TIRANË- Katër persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur kasafortën e një biznesi në Sauk. Bashkim Sollaku, 53 vjeç, Endri Kolaci, 37 vjeç, Albert Çela, 40 vjeç, dhe E.GJ, 27 vjeç,nga Elbasani kanë shkuar në Sauk me qëllim vjedhjen e këtij biznesi.
Siç shihet edhe në këto pamje, vetëm dy prej tyre janë futur në ambientet e brendshme të biznesit. Pasi kontrollojnë përreth në disa sirtarë, më pas gjejnë kasafortën dhe e marrin atë me vete. Nga kasaforta kanë arritur që të marrin 4 mijë euro dhe 1 milionë lekë të vjetra dhe më pas e kanë hedhur në lumin Shkumbin në Elbasan.

Biznesi është vjedhur më datë 1 mars dhe policia ka arritur që ta zbardhë ngjarjen 4 ditë më pas, pra më 5 mars. Ndërkohë, të tre personat kanë rënë në pranga, ndërsa në kërkim është vetëm 27-vjeçari  E.GJ.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, e cila u gjet në lumin Shkumbin, 5 celularë, 1 automjet dhe një shumë parash e dyshuar e vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 01.03.2024, kanë vjedhur në një biznes në Sauk, një kasafortë me 4000€ dhe 100 000 lekë, dhe më pas, kasafortën e kanë hedhur në lumin Shkumbin, në Elbasan”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi paraqitet në SPAK
Previous article E RËNDË/ Aksident i trefishtë në aksin Elbasan- Peqin! Bllokohet qarkullimi, kalimi i mjeteve vetëm me një korsi

s.autor

Postime të ngjashme

"15 DITË BASHKË, ZGJUAM..."/ Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh! Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët Aktualitet

"15 DITË BASHKË, ZGJUAM..."/ Protestuesi mesazh Ramës: 200 mijë në shesh! Turistët i ke midis nesh, ty të kanë ikur patronazhistët

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT