• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Vodhën 5 makina dhe 2 targa në Kavajë e Shijak, arrestohen babë e bir (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Vodhën 5 makina dhe 2 targa në Kavajë e Shijak, arrestohen babë e bir (EMRAT)

4 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Babë e bir janë vënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për vjedhjen e disa makinave. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Juljan dhe Mersin Shkalla.

NJOFTIMI
63-vjeçari dhe djali i tij dyshohen se kanë vjedhur 5 automjete dhe targat e 2 automjeteve të tjera, në Kavajë dhe në Shijak. Gjenden në servisin e këtyre shtetasve, në fshatin Priskë, pjesët e njërit nga automjetet e vjedhura në Kavajë dhe të një automjeti tjetër të denoncuar të vjedhur, në Rinas.

Bllokohet servisi i këtyre shtetasve, në të cilin ata dyshohet se fshihnin automjetet e vjedhura dhe i çmontonin, me qëllim shitjen. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë të DVP Durrës dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për 2 shtetas që vidhnin automjete dhe i çmontonin në serivisin e tyre, për t’i shitur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repeat”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasit:

M. Sh., 63 vjeç dhe J. Sh., 33 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve, për vjedhjen e automjeteve të tyre, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin:

– më datë 22.02.2024, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover” dhe një automjet tip “Mercedez Benz”. (Automjeti tip “Mercedez Benz” është gjetur te Liqeni i Thatë, më datë 25.02.2024);

– më datë 17.02.2024, në një pikë për shitjen e automjeteve, në Shijak, kanë vjedhur një automjet tip “Audi A5”, një automjet “Volkswagen” dhe targat e 2 automjeteve të tjera;

The young Swiss brand that’s charming thousands in the UK
CODE41
Types of Leg Pain Causes You Should Never Ignore
Finance Nemo
Sponsored Links
– më datë 17.08.2023, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover”.

Gjatë kontrollit në servisin e këtyre shtetasve, në fshatin Priskë, shërbimet e Policisë kanë gjetur pjesët e automjetit tip “Range Rover” të vjedhur 22.02.2024, në Kavajë, dhe pjesë të një automjeti tjetër të denoncuar të vjedhur, në Rinas.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI HYRI NË RINAS LIAM OSMANI? Lëvizi 10 ditë në ish-Bllok, u arrestua në Big Brother!
Previous article PËLLUMB META U VRA NGA KONFLIKTI PËR PASURINË? Detaji që çoi grupin hetimor drejt një piste tjetër

s.autor

Postime të ngjashme

"MBËSHTESIM PROTESTAT, NDALNI DHUNËN..."/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës Aktualitet

"MBËSHTESIM PROTESTAT, NDALNI DHUNËN..."/ Lea Ypi ndan letrën e hapur të Diasporës Shqiptare për revoltën kundër Ramës

35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë Aktualitet

35 DITË REVOLTË/ Protesta mbarëkombëtare, Diaspora mbërrin në Tiranë

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E KAMARIERIT/ Reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT