Policia greke ka vendosur në pranga tre shqiptarë dhe një grek pasi janë kapur me 10 kilogramë kokainë dhe armë zjarri.greqi22Në operacionin e zhvilluar në kryeqytetin grek në Athinë, janë arrestuar tre shqiptarë të moshës 36, 46 dhe 48 vjeç dhe një 45-vjeçar grek, të cilët akuzohen për trafik kokaine dhe armëmbajtje pa leje.Bashkë me 10 kilogramë kokainë u sekuestruan edhe 2 pistoleta. 48 vjeçari shqiptar dhe 45 vjeçari grek ishin poseduesit e kokainës të cilët do ta trafikonin atë për llogari të të tjerëve.
Gjithashtu edhe 46 vjeçari shqiptar që ka rënë në prangat e policisë greke zotëronte kokainë dhe armë zjarri.
Të gjithë të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës ku pritet të dalin përpara drejtësisë.




