• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Tjetërsuan 7.500 m2 tokë, tre ish-zyrtarë të Bërxullës nën akuzë nga Prokuroria
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Tjetërsuan 7.500 m2 tokë, tre ish-zyrtarë të Bërxullës nën akuzë nga Prokuroria

7 July, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

“Shpërdorim detyre” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale” janë disa prej akuzave që Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj katër personave, mes tyre edhe ish-zyrtarë.

Hetimet filluan që në vitin 2020 dhe në qendër janë nëpunës të komunës së Bërxullës.

Sipas prokurorisë, shtetasit tre shtetasit bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të lejuar përfitimin e paligjshëm nëpërmjet falsifikimit të 7.500 metrave katrorë tokë në Bërxullë nga një tjetër shtetas, i cili më pas e shiti në vlerën 10 milionë lekë.

Bazuar në veprimet hetimore, deklarimet e marra, provat e mbledhura dhe ekspertimi i kryer, prokuroria arriti në konkluzionin se shtetasi K.A. ka kryer krimin e falsifikimit me pasoja të rënda për personat e tretë. Nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ai është pajisur me certifikatë pronësie për pasurinë në Bërxullë 7.500 m2 dhe më pas në vitin 2020 e shiti duke përfituar shumën prej 10.000.000 lekësh.

Po kështu, nga hetimet rezultoi se të pandehurit, shtetasit Y.M., K.B. dhe A.L. konsumuan veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ pasi kryen veprime në kundërshtim me ligjin. Këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë cenuar interesat e personave të tretë për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur si pasojë e tjetërsimit të paligjshëm të pasurisë së tyre.

Shtetasi K.B. i cili nga muaji korrik 2011 deri në shtator 2015 ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Zyrës së Mbrojtjes dhe Menazhimit të Tokës, në Komunën Bërxullë, duke ndërvepruar me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre dhe ish-kryetarin e Komunës dhe punonjësin tjetër, përpiloi shkresat për regjistrimin e pasurisë në emër të shtetasit K.A. pa kryer verifikimin e dokumentacionit,” njoftoi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Me kërkesë të prokurorisë, 7500 m2 tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara është sekuestruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI DHE FOTO/ Drejtori i shkollës artistike në Durrës shpallet në kërkim për drogë, iu gjet edhe pistoletë në banesë
Previous article DROGË DHE ARMË/ 15 të ndaluar dhe të arrestuar në Durrës, zbardhen emrat

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT