• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohen dy shtetas në Kapshticë
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin në Shqipëri mallra kontrabandë, arrestohen dy shtetas në Kapshticë

15 August, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shtetas janë arrestuar nga Policia në Kapshticë pasi tentuan të fusnin kontrabandë në Shqipëri produkte ushqimore dhe medikamente.

Blutë kanë sekuestruar mallrat kontrabandë , të fshehura në automjetet që këta shtetas drejtonin.

 

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë intensifikuar kontrollet në kufirin jeshil dhe në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar automjetin me drejtues shtetasin D. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan dhe një autobus me drejtues shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Drenovë,Korçë.

 

 

1. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatuan të fshehura një sasi produktesh ushqimore dhe produkte medicinale për bimët, të cilat shtetasi D. Ç., tentonte t’i fuste në Shqipëri pa i deklaruar.
2. Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin qw drejtohej nga shtetasi A.K, u konstatuan të fshehura në pjesën e brendshme të derës së autobusit, një numër i konsiderueshëm ikonash kulti, një sasi medikamentesh, 2 aparat celularë dhe disa pajise automjetesh, të cilat shtetasi A. K., tentoi t’i fuste kontrabandë në Shqipëri, pa i deklaruar në kundërshtim me ligjin.Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. Ç., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar” dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe A. K., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”.

 

Mallrat e konstatuara dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

 

 

Gjithashtu, po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E., Z., 30 vjeç, banues në Korçë, R. Ç., 35 vjeç, banues në Pogradec, dhe G. B., 35 vjeç, banues në Elbasan për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LAMTUMIRË, YLLI YNË..."/ Shkolla ku mësoi 14-vjeçari që humbi jetën në Maliq: Ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen...
Previous article HUMBËN NË MALIN E GOMENIT/ Policia shpëton turistët nga Australia

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT