• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Përdorën euro të falsifikuara për të blerë produkte, arrestohen dy të rinj
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Përdorën euro të falsifikuara për të blerë produkte, arrestohen dy të rinj

13 February, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona që përdorën euro të falsifikuara për të blerë produkte për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës janë arrestuar nga policia.
Në prangat e uniformave blu kanë rënë 23-vjeçari me iniciale A. A., banues në Dibër dhe 22-vjeçari me iniciale D. A., banues në Fier.
Gjithashtu u procedua penalisht edhe 21-vjeçari me iniciale M. V., pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të 2 rinjve të arrestuar.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMW” dhe 4 celularë.
Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për të garantuar sundimin e ligjit në territor. Goditet një rast i përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara. Sekuestrohen 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet dhe 4 celularë.
Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetasit që posedonin kartëmonedhat euro të falsifikuara, të cilët dyshohet se i përdornin ato për të blerë në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.
Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër që kishte djeni për veprimtarinë kriminale të 2 të arrestuarve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se dy shtetas dispononin kartëmonedha të falsifikuara dhe po i përdornin në disa subjekte të ndryshme në qytetin e Vlorës, organizuan punën në bashkëpunim me shërbimet e Forcën së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit A. A., 23 vjeç, banues në Dibër dhe D. A., 22 vjeç, banues në Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 21 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të 2 shtetasve tashmë të arrestuar.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMW” dhe 4 celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE DËSHIRONI PUSHIME NDRYSHE..."/ Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, vendin e bukur mes Ballkanit dhe Adriatikut
Previous article E RËNDË/ Përplasen dy makina në aksin Fier-Ballsh, plagosen shoferi dhe vajza e tij 12 vjeç

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI TE GJYKATA E TIRANËS? Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë Aktualitet

ÇFARË NDODHI TE GJYKATA E TIRANËS? Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT