• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Me drogë dhe armë me vete, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe babi i tij
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Me drogë dhe armë me vete, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe babi i tij

26 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight”, në kuadër të goditjes së paligjshme në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Vihet në pranga një 37 vjeçar dhe babai i tij pasi tentoi të fshehë lëndën narkotike dhe armën e zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight”.

Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. Z., 37 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe B. Z., 65 vjeç, (babai i shtetasit R.Z), për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të dy banues në Tiranë.Në rrugën “Niko Avramo”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin R. Z., në të cilin kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi të dyshuar lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, me peshë totale rreth 36 gramë.

Ndërsa babai i 37-vjeçarit, shtetasi B. Z., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të hedh lëndën narkotike në lavaman dhe të hedhë nga ballkoni armën e zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE NË SARANDË/ Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari (EMRI)
Previous article TRAGJIKE NË ITALI/ Humb jetën 23-vjeçarja shqiptare, dyshohet se… (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT