Policia ka çmontuar një plantacion të madh marijuane të operuar nga mafia shqiptare në Spanjë, duke arrestuar 3 persona.
Sipas mediave vendase, shtëpia e barit u zbulua në një godinë të braktisur që më parë shërbente si restorant. Godina, e ndërtuar në vitin 1429 dhe e shpallur trashëgimi historike, strehonte më shumë se 3000 bimë në një gjendje të avancuar prodhimi. 3 të arrestuarit u gjetën brenda godinës, duke u kujdesur për bimët narkotike.
Një i rritur qëlloi Martin Canin para sherrit që i mori jetën?! Zëdhënësi i policisë së Tiranës sqaron të vërtetën
Sipas burimeve policore, trafikantët e drogës kanë shkatërruar pjesën e brendshme të pronës, duke dëmtuar potencialisht elementë me vlerë trashëgimie. Përveç kësaj, ata manipuluan rrjetin elektrik për të furnizuar nevojat energjetike të plantacionit.
Hetimet vijojnë për identifikimin e drejtuesve të organizatës që qëndron pas këtij operacioni. Ndërkohë, autoritetet kanë asgjësuar drogën e konfiskuar dhe do të vlerësojnë dëmet në trashëgiminë historike të fermës.


