• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËRPLASI MAKINA, POR I VUNË PRANGAT/ Familja e shqiptarit në SHBA kërkon 20 mln dollarë dëmshpërblim për vdekjen e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËRPLASI MAKINA, POR I VUNË PRANGAT/ Familja e shqiptarit në SHBA kërkon 20 mln dollarë dëmshpërblim për vdekjen e tij

15 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një familje shqiptare në SHBA, fajëson Departamentin e Policisë së New York-ut dhe shërbimin e emergjencës për vdekjen e babait të tyre, pasi ai u godit nga një makinë në Queens. Sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane, 70-vjeçari Genti Frashëri, i cili jetonte në Whitestone, vdiq në Nëntor, 3 ditë pasi u godit nga automjeti teksa po ecte në rrugë.

Familja e tij ka ngritur një padi dhe kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim, me pretendimin se ai u transportua në spital me gati 1 orë vonesë.

“Ai po lëkundte këmbët e krahët, një gjendje që ndodh në momentin kur dikush pëson dëmtim në tru, ajo që i ndodhi edhe atij. Dhe në vend se ta dërgonin menjëherë në spital, ata e akuzuar për sulm, e akuzuan për krim ndërkohë që ai dergjej përtokë me fraktura në kokë”, tha avokati i familjes Frashëri, Sanford Rubenstein.

“Nëse do të ishte trajtuar me urgjencën dhe përkujdesjen që kishte nevojë në momentin kur ndodhi ngjarja, ai mund të kishte mbijetuar”, tha vajza e viktimës, Enika Sopiqoti.

E përplasi makina, por i vunë prangat. Familja e shqiptarit në SHBA kërkon 20 mln dollarë dëmshpërblim për vdekjen e tijSipas padisë, ambulanca e parë që shkoi në vendngjarje u largua pa e marrë 70-vjeçarin për shkak se sipas pretendimit të punonjëses, ai e goditi me grushta e shkelma. Ajo kërkoi ndihmën e policisë për ta arrestuar dhe ambulanca u largua nga vendi i ngjarjes.

Më shumë 50 minuta kaluan nga ambulanca e parë dhe kur u dërgua në spital, shqiptari ishte i prangosur.

Familja e tij thotë po ashtu se ai u shpall i vdekur klinikisht të nesërmen në mëngjes, por policia insistoi që ta mbante të prangosur.

Sa i përket akuzave se ai sulmoi punonjësen e emergjencës, familja e tij thotë se ai po lëvizte në mënyrë të pa kontrolluar për shkak të dëmtimit në tru.

“Lëvizjet anormale janë të zakonshme tek pacientët më dëmtime në tru, të hospitalizuar në pavionet e kujdesit intensiv, përfshirë ata që kamë pësuar dëmtime traumatike në tru”, thuhet në një studim të ekspertëve të publikuar në 2016-n. Ky është edhe argumenti i familjes shqiptare, që hedh poshtë pretendimet se 70-vjeçari sulmoi punonjësen.

Familjarët po ashtu shtojnë se stafi i spitalit i tha se nuk kishin parë kurrë më parë që dikë të akuzohej për krim në një situatë të tillë.

Frashëri shkoi nga Shqipëria në Amerikë pa ditur anglisht. Atje ndërtoi një karrierë si saldator dhe më pas doli në pension e vijoi të punonte si roje në një objekt.

Mësohet se Prokuroria në New York po vijon hetimet për ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ASGJË NUK HARROHET"/ Zbardhet pas 5 vitesh vrasja në Tiranë, identifikohet kufoma e djegur
Previous article ÇFARË NDODH PAS APLIKIMIT TË KOSOVËS NË BE? Çfarë mund të bëjë tani Këshilli?

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion Aktualitet

"RAMA, JEPE DORËHEQJEN"/ Sot dita e 58 e revoltës popullore, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT