Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në pranë qendrës së qytetit të Korçës. Ka qenë një automjet tip “Reno” me targa AA 981 OI që ka përplasur një person i cili po lëvizte me biçikletë, duke i shkaktuar lëndime të shuma në trup.
I lënduar rëndë nga aksidenti mbeti Raqi Meraj.
Policia dhe Urgjenca e qytetit Korçë raportojnë se Meraj nuk ia ka dalur dot nga plagët e rënda, dhe se ka humbur jetën rreth orës 21:00.
Ai u transportuar me urgjencë për në spitalin e Korçës, por dy orë pas aksidentit ai humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
NJOFTIMI I POLICISË KORÇË
Informacion paraprak.
Më datë 23.07.2018, në lagjen nr 3 Korçë, shtetasi E.B, duke drejtuar mjetin tip “Reno” me targa AA981OI, ka aksidentuar një shtetas i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


