• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E përdhunoi fqinji dhe e la shtatëzënë/ Shpërthen në lot e mitura: Më tha se po i tregove njeriu do të vras
Home
Aktualitet
Kronikë

E përdhunoi fqinji dhe e la shtatëzënë/ Shpërthen në lot e mitura: Më tha se po i tregove njeriu do të vras

27 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Lotët nuk mund t’i ndalte sa herë kujtonte ngjarjen e shëmtuar që i rrokullisi gjithë jetën dhe e bëri nënë në moshën 15-vjeçare. Historia e adoleshentes nga fshati Velçan i Pogradecit që u përdhunua nga fqinji i saj 55-vjeçar ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Bashkë me prindërit e saj ajo ka treguar përdhunimin, shtatzëninë dhe më pas lindjen e fëmijës, fryt i këtij akti. Vetëm pak ditë më parë analiza e ADN vërtetoi që 55-vjeçari Ligor Biba është babai i fëmijës së ardhur në jetë, si pasojë e një përdhunimi. Në udhëkryq mbetet fati i një foshnje të pafajshme, ndërsa problemet mes dy familjeve vazhdojnë të jenë prezente teksa procesi gjyqësor ende vijon ne Gjykatën e Korçës.

Po familja ka edhe një apel për ndihmë. Ata thonë se kërcënohen nga familja e Ligor Bibës për të tërhequr padinë. Për këtë qëllim iu kanë ofruar dhe para por nuk i kanë pranuar. Mes lotësh e duke u ndalur disa herë, adoleshentja që tani nuk shkon më as në shkollë tha se nuk e ka parë fëmijën që ka braktisur sapo e ka lindur dhe se nuk do ta shohë, raporton “BW”.

“Kur Ligori erdhi në shtëpi mami dhe babi ishin tek motra, vëllai me lopë. Ai erdhi, ishte pak si i pirë dhe më shtyu dhe…(qan). Më tha se po i tregove njeriu do të vras”, tregon vajza.

Ajo rrëfen se shtatzëninë e kishte kuptuar vetëm pasi kishte bërë vizitë dhe infermierja e fshatit kishte lajmëruar policinë.

“Infermierja nuk më tregoi as mua vetëm lajmëroi policinë. Shefi i krimeve ishte i pari të cilit i tregova. Fëmijën as nuk e kam parë, as nuk ta shoh (qan).
Në shkollë nuk shkoj sepse ata kanë ardhur dhe tek shtëpia dhe kërcënojnë. (qan)”, ka thënë ajo mes lotësh.

Edhe nëna e 16-vjeçares tha se e kishte marrë vesh nga infermierja se vajza kishte mbetur shtatzënë. “Infermierja e fshatit na tregoi që ishte shtatzënë. E dorëzuam fëmijën sepse nuk e mbanim dot”, tha ajo.

Ndërsa i ati jo pak i tronditur tha se do kishte pranuar më mirë ta vrisnin se të ndodhte kjo gjë. “Unë po zieja rakinë, erdhi gruaja dhe më tregoi. Erdhi policia në shtëpi. Më mirë të na kishte vrarë, se të kishte bërë këtë punë. Ai është i lumtur se e gjeti me mua, se ta kishte bërë me ndonjë tjetër do ishte i vrarë”, tha babai i adoleshentes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Fukarallëku ka arritur kulmin nuk hyn njeri në dyqan… Rama: Po po, këtu ka celular për çdo frymë të gjallë
Previous article KORÇE/ Kërcënoi fqinjin dhe plagosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë Aktualitet

KUSHTETUESJA SËRISH NË FAVOR TË VELIAJT: Shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim Aktualitet

SURPRIZON MOTI/ Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët Aktualitet

TEMPERATURAT E LARTA/ Gjykata e Tiranës shkurton orarin e sporteleve gjatë verës! Ja kur do ofrohen shërbime për qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT