Po ju sjellim në vëmendje një rast të pazakontë në futboll i cili nuk ka të bëjë me atë që jemi mësuar të dëgjojmë shpesh, sesi një lojtar i varfër arrin majat.
Ky është rasti i portierit brazilian Edson Pereira Lisboa i cili ka 11 gishta dhe jo 10 si njerëzit normal. Gardiani ka gjashtë gishtërinj në dorën e majtë. Sipas mjekëve kjo vjen për shkak të një komplikacioni të rralë gjenetik të quajtur ‘polydactyly’, që përkthehet në ‘gishtërinj shtesë’. Duke folur për gazetën “Journal O Sul” Edson ka treguar rastin e rrallë.
“Shumë më pyesin nëse përdor një dorezë të veçantë, por kjo nuk është e vërtet. Dora ime përshtatet në një mënyrë normale. Ka të tjerë që thonë se kur bëj një pritje të vështirë, kam avantazh nga gishti shtesë”, ka treguar ai.
Një mjek i ka sugjeruar për të bërë një operacion për ta hequr gishtin shtesë, por ai nuk ka pranuar. Edson Lisboa është pjesë e klubit ABC Futebol Clube, në Seria C në Brazil, teksa më parë ka qenë dhe në skuadrën e Atletico Minieros.




