Iniciativa e komunës San Mauro La Bruca në Itali për të ndezur turizmin veror është e pazakontë. Fjetja kushton vetëm 2 euro në natë.
Kjo recetë nuk mund të mos jetë sukses i madh pasi strehimi është një prej gjërave më të kushtueshme të pushimeve.
Në këtë komunë të provincës së Salernos që është i veshur nga bimësia, mund të qëndrohet deri në 7 ditë, duke paguar çdo natë shumën simbolike prej 2 euro.
Aty kanë mbetur një lokal, dy piceri dhe në rrethina disa agroturizme.
Për të aplikuar për të pushuar me 2 euro nata, duhet të shkosh në faqen zyrtare të komunës dhe të bësh aplikimin.