• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PAZAKONTË NË FIER/ Vjehrra dhe dhëndri rrahin njëri-tjetrin! Një i arrestuar dhe 3 nën akuzë për kanosje, drogë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur
Home
Aktualitet
Kronikë

E PAZAKONTË NË FIER/ Vjehrra dhe dhëndri rrahin njëri-tjetrin! Një i arrestuar dhe 3 nën akuzë për kanosje, drogë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur

28 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pesë persona janë marrë nën akuzë dhe një është arrestuar për krimet e dhunës në familje, kanosjes, drogës dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Policia e Fierit konfirmoi veprimet hetimore të kryera në 24 orët e fundit, teksa më e pazakontë është ngjarja e përleshjes së një 56-vjeçareje me dhëndrin e saj (bashkëjetuesi i vajzës).

Shërbimet e Komisariatit informuan sot (28 prill) se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, të cilët janë përleshur mes tyre dhe janë rrahur, duke shkaktuar dëmtime të lehta.

Policia sqaron se 56-vjeçarja është nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit.

“Të dy akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, tha policia vendore, pa dhënë detaje për shkaqet.
Kurse specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 38-vjeçarin N. M., banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe agjentët e Antidrogës nisën procedimi penal për E. A., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin levizte ai, u gjet një sasi hashashi.

Një konflikt u regjistrua edhe në fshatin Ferras, ku dy persona kanë kanosur njëri-tjetrin nëpërmjet thirrjeve telefonike. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë konfirmuan se referuan materialet në Prokurori për D. H., 21 vjeç dhe S. K., 26 vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOSKA BËHET GATI PËR NEGOCIATAT/ Kremlini: Ukraina duhet të bëjë hapin e parë për nisjen e bisedimeve
Previous article "MERCENARËT KONSERVATORË, HERONJ"/ Putin lëshon bombën dy tonëshe, luftë me dronë në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima Aktualitet

U MOR PENG PARA 4 VITESH PËR 400 MIJË EURO/ Paratë e drogës dhe e shkuara e Refit Buzit, shkak për 3 viktima

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë Aktualitet

DETAJE NGA SHERRI NË DURRËS/ U përfshi i kërkuari nga SPAK, Denis Tafili. AMP heton lidhjet me efektivin e policisë

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë Aktualitet

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT