Zyra e qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ku paguhen gjobat e qytetarëve ka rënë pre e grabitjes.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës së 28 nëntorit, duke u gdhirë 29 nëntori, por policia nuk ka bërë publike ngjarjen.
Burime të sigurta konfirmojnë se janë marrë rreth 2 mln lekë të vjetra, që nuk dihet se përse ndodheshin brenda kësaj zyre.
Dyshohet se kanë qenë dy të rinj që kanë thyer dritaren e kësaj zyre dhe kanë hyrë brenda saj.
Lajmin e konfirmon dhe drejtori i policisë së Durrësit. Policia ka nisur një aksion, duke kaluar në sitë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.