• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PAZAKONTË/ Ja çfarë ka parashikuar Bibla e Kolbrinit për të ardhmen e njerëzimit
Home
Mister

E PAZAKONTË/ Ja çfarë ka parashikuar Bibla e Kolbrinit për të ardhmen e njerëzimit

30 October, 2018 F.autor Mister

A keni dëgjuar ndonjëherë për Biblën e Kolbrinit? Kjo bibël e vjetër 3,600 vjet flet rreth ngjarjeve kaherë të harruara, apo të panjohura, ku disa prej tyre kanë ndodhur para historisë së shkruar, por po ashtu tërheq vërejtjen rreth kataklizmave që do të ndodhin. Bibla e Kolbrinit, e quajtur edhe Libri i bronzit (Bronzebook) është dokumenti i parë judeo-kristian, i cili i kombinon ngjarjet e prezantuara nga Bibla aktuale e krishtere, por sjell edhe ngjarje, të cilat me qëllim janë fshehur nga përpiluesit e Biblës së krishterë.

Dokumenti i vetëm i këtij lloji

Ky është dokumenti i vetëm i mbetur i këtij lloji që e rrëfen tërë ngjarjen e krijimit të njerëzimit, nga njerëzit e parë që kishin ecur mbi tokë, para ardhjes së Ademit dhe Havës, e deri te sundimtarët e mëdhenj egjiptianë. Sipas këtij teksti antik, shprehja “engjëjt e rënë” që përmendet në Gjenezë, u referohet njerëzve të rëndomtë, të cilët ishin martuar me vajzat e Ademit dhe Havës dhe që kishin lindur më pas fëmijë, e jo sikur që mendohet tradicionalisht, engjëjve të vërtetë, të rënë. Ata njerëz, sipas këtij libri, njiheshin me emrin ‘të bijtë e Zotit’ dhe pak prej tyre mbijetuan kataklizmin, i cili erdhi si dënim për mëkatet e tyre.

Përbëhet nga 11 libra

E përbërë nga 11 libra, Bibla e Kolbrinit ofron informata të rëndësishme rreth së kaluarës sonë, ku pesë nga librat e saj janë shkruar nga mistikët keltë pas vdekjes së Krishtit, kurse 6 libra përbëhen nga rrotullat e vjetra egjiptiane, të shkruara nga shkruesit pas ngjarjeve që pasuan eksodin hebre në Egjipt. Mendohet se Jozefi nga Arimathea, daja i madh i Krishtit, kishte pasur sukses në shpëtimin e rrotullave egjiptiane nga pushtuesi Jul Qesari, i cili pushtoi Egjiptin dhe dogji bibliotekën më të madhe të asaj kohe në botë – Bibliotekën e Aleksandrisë, duke shkatërruar më shumë se 700,000 rrotulla, ku gjendeshin dijeni të ndryshme, të mbledhura gjatë viteve. Jozefi dhe pasuesit e Krishtit më pas i sollën rrotullat nga Judea në Britani, me qëllim të shpëtimit të tyre. Ata i mbajtën fshehurazi dorëshkrimet brenda Abacisë Glastonbury, në Qarkun Somerset, në jugperëndim të Britanisë për shumë qindra vjet. Por, në vitin 1184 kjo abaci u përfshi nga zjarri, duke djegur edhe rrotullat që gjendeshin aty. Për fat, disa prej dorëshkrimeve ishin gdhendur në bronz dhe ishin ruajtur në kuti me kapakë të bakrit. James McCarney kishte thënë se edhe vetë Nicola Tesla ka marrë një pjesë të diturisë nga ky libër. Ky libër përmban edhe disa profeci unike, ku njëra prej tyre përshkruan sesi planeti famëkeq X shkakton vërshimin e madh, sipas një skenari që nuk ka ndodhur ende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E mërkurë, 31 tetor: I gjithë vendi do të përfshihet nga RESHJE të shumta. Ja çfarë pritet (FOTO)
Previous article VRANË 23 VJEÇARIN NË SY TË VËLLAIT/ Një shqiptar dhe një ukrainas shpallen në kërkim ndërkombëtar

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT