• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PAZAKONTË/ Gruaja pëlqen Sinan Hoxhën, burri Anën e “Përputhen”, nëna e 2 fëmijëve tenton të vetëvritet, babai…
Home
Aktualitet
Kronikë

E PAZAKONTË/ Gruaja pëlqen Sinan Hoxhën, burri Anën e “Përputhen”, nëna e 2 fëmijëve tenton të vetëvritet, babai…

22 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Simpatia e deklaruar nga gruaja për këngëtarin Sinan Hoxha dhe e burrit për Anën, vajzën pjesëmarrëse në emisionin “Përputhen”, ka çuar në një grindje mes dy bashkëshortëve në kryeqytet, e cila ka përfunduar në dhunë dhe madje njëri prej tyre është arrestuar.

Gazetarja Keti Banushi e Ora News, shkruan se ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve, ku Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit për Vitin e Ri.

Konflikti ka nisur në momentin kur bashkëshortja e Sajmirit kishte dashur të shihte në televizor këngëtarin Sinan Hoxha, të cilin ka thënë se e pëlqente. Kjo gjë ka shkaktuar xhelozi te bashkëshorti, i cili e ka akuzuar se kishte më shumë se pëlqim ndaj tij.

Debati ka vijuar me tej kur bashkëshorti ka komplimentuar Anën e emisionit “Përputhen”. Këtë herë ka qenë bashkëshortja që ka reaguar ndaj burrit të saj.

Grindja mes çiftit ku njeri e akuzonte për Anën dhe tjetri për Sinanin, është ashpërsuar dhe debati ka kaluar edhe në dhunë fizike. Saimiri ka qëlluar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me thikë.

Në këto çaste ka ndërhyrë babai i gruas, njëherësh vjehrri i Saimirit, për të ndarë çiftin, por edhe ai është goditur nga dhëndri. I gjithë sherri ka ndodhur ne sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit Bakalli të cilët kanë qenë spektatorë të skenës së shëmtuar të dy prindërve.

Më pas 35-vjeçari është larguar nga shtëpia, ndërsa dy të dhunuarit i janë drejtuar policisë ku e kanë kryer denoncimin. Saimir Bakalli është arrestuar dy ditë me parë nga Blutë e Tiranës dhe këtë te enjte ka dalë para gjykatës, ku u vlerësua me masën “arrest me burg” për akuzën e dhunës në familje.

Mësohet se 35-vjeçari ishte me arsim 8-vjeçar ndërsa bashkëshortja me arsim të mesëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË SARANDË/ Përfshihet nga flakët një stan, digjen 200 dele dhe produkte ushqimore
Previous article "GJËRAT DO TË KEQËSOHEN, PARA SE..."/ Presidenti Biden me plane ambicioze kundër COVID-19, çfarë paralajmëron

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme Aktualitet

TRAGJIKE NË POGRADEC/ 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës, dyshohet për hemorragji të brendshme

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave Aktualitet

BILANCI I INSTAT PËR KORRIKUN/ Rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër Aktualitet

PARASHIKIMI/ Dita e sotme me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, prezencë të lartë të pluhurit në ajër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT