Një çakall është kapur nga disa qytetarë që po pinin kafen e mëngjesit në zonën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ditën e sotme.
Qytetarët kanë pikasur kafshën e egër larg zonave të pyllëzuar, ku ka ambientin e rritjes. Qytetarët kanë sinjalizuar punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të arritur të kapin çakallin. Pa kaluar në asnjë situatë kërcënuese punonjësit kanë arritur ta marrin dhe ta vendosin përkohësisht në kafaz.
Nuk dihet ende se si mund të ketë përfunduar në mes të Tiranës, gjitari grabitqar më i vogël se ujku.


