Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet.
Ai akuzohet se ka vjedhur makinën tip “Rang Rover”, në pronësi të vëllait të tij 52-vjeçar. Ka qenë ky i fundit ai që denoncoi të vëllain në polici për vjedhje.
Pas kallëzimit, policia ka arrestuar 54-vjeçarin, i cili po qarkullonte në qytet me makinën e vjedhur.
Njoftimi i policisë:
Sherri mes gjimnazistëve pranë shkollës ‘Sami Frashëri’, nën hetim 6 persona! Mes tyre 3 të mitur
I vodhi vëllait “Range Rover-in” , arrestohet nga policia
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”. Sipas policisë shtetasi L. H., 52 vjeç, kishte denoncuar se gjatë natës së djeshme i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të parkuar në lagjen “Beqir Dardha”.


