Një 21-vjeçare është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë mbytur foshnjën e saj 7-ditëshe.
Prokurorët dyshojnë se e reja, mbiemri i të cilës është Liu e mbyti fëmijën në një lavaman dhe më pas trupin e pajetë e hodhi në disa shkurre të mbushura me krimba.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tajvan, ndërsa policia e gjeti trupin e pajetë të foshnjës në një qese të kuqe plastike jashtë një tempulli, afër shtëpisë së gruas.
Sipas raportimeve të mediave vendase, trupi i pajetë i fëmijës ishte ngrënë nga krimbat dhe prej tij kishin mbetur vetëm një këmbë dhe disa organe.
Besohet se Liu i mori jetën foshnjës në shenjë hakmarrjeje pasi e dashuri i la pasi ajo i tregoi për shtatzëninë
.


