• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E PATHËNA/ Koiçidenca “mistike” e 20 shkurtit ’91: Kur binte Enveri dhe ringrihej Komuniteti Musliman
Home
Dossier

E PATHËNA/ Koiçidenca “mistike” e 20 shkurtit ’91: Kur binte Enveri dhe ringrihej Komuniteti Musliman

20 February, 2020 F.autor Dossier

Fatmir Çepani, një kameraman i redaksisë së lajmeve në TVSH, do futej në historinë e gazetarisë atë ditë të ftohtë shkurti të datës 20, të vitit 1991, pasi do qe njeriu i cili do fiksonte në kamera rënien e bustit të Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”.

I gjendur në kohën e monentin e duhur, ai do bënte profesionalisht gjënë e duhur. Po pse u gjend në shesh atë ditë?

Në një rrëfim të tij për ciklin “Dosja K” të gazetares Admirina Peçi në A1 Report, i zbulon një të pathënë të deritanishme, një lloj koiçidence me natyrë mistike. Atë ditë është themeluar Komuniteti Musliman Shqipëri, një aktivitet që ka qenë duke u zhvilluar përballë bustit të diktatorit, pikërisht në Pallatin e Kulturës.

Ndaj, kameramani Fatmir Çepani, është ndodhur aty pikërisht për regjistrimin e këtij aktiviteti, që më pas do jepej në lajme.

“Në rutinën  e punës që morëm atë ditë, ishte dhe porosia për të vajtur në Pallatin e Kulturës bashkë me gazetaren Amali Dhamo.

Do krijohej Komuniteti Musliman Shqiptar dhe detyra ishte për të regjistruar dhe pasqyruar si aktivitet. Natyrisht kishte edhe grupe të tjera që u caktuan me detyra të tjera. Vajtëm. Aktiviteti ka qenë në orën 9.00.

Ne shoqëronim kryetarin e opozitës së asaj kohe, Sali Berisha. Aktiviteti filloi. Berisha qëndroi jo më shumë se 5 minuta. Berisha me atë hovin dhe zhdërvjelltësinë e tij, sa erdhi ndenji pak minuta dhe tha ‘faleminderit që më ftuat në ceremoninë e krijimit të Komunitetit Musliman Shqiptar.

Ju uroj suksese, por natyrisht nuk rri dot më shumë, sepse ju e dini, studentët kanë ditë që kanë hyrë në protestë(greva e urisë) në Qytetin Studenti. Kështu që do të më falni’”, rrëfeu Fatmir Çepani. Më pas ai tha se diçka nuhati, e kjo e detyroi që të rrinte aty në shesh, ndërkohë që kasetën me materialin e themelimit të KMSH-së, e çoi në redaksi.

E më vonë ndodhi ajo që ndodhi, e cila ishte pika më kulmore e protestave studentore të nisura muaj më parë.(tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article META I "SUL" ZËDHËNËSIN GAZETARËVE/ "Nuk keni parë asgjë akoma. Po kaloni në overdozë Bablokun"
Previous article "PSE MË PE?"/ Sherr në klub, Zerka: Na mbajtën në burg se ishim shqiptar

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se... Dossier

DOSSIER/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950: Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se...

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova... Dossier

DOSSIER/ Raporti sekret i Ramiz Alisë, 6 mars ‘91: Në fund të dhjetorit, gjashtë ministra të qeverisë më kërkuan dorëheqjen në zyrën time, unë s’ua pranova...

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit... Dossier

DOSSIER/ Ana e panjohur e ndërtimit të urës së Goricës: Ura në Hercegovinë, në qytetin Koxha që gjendet mbi lumin e thellë, dhe është ndërtuar në kohën e Sulltan Sulejmanit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT