• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PARALIZUAN ME LËNG DHE I GRABITË 60 MIJË EURO/ Kapet “SKIFTERI” i katërt i dyshuar. Një vajzë e…
Home
Breaking News

E PARALIZUAN ME LËNG DHE I GRABITË 60 MIJË EURO/ Kapet “SKIFTERI” i katërt i dyshuar. Një vajzë e…

18 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arrestohet edhe autori i katert qe ishte ne kerkim per grabitjen e 76-vjeçarit në qytetin e Peqinit.

Policia ben me dije se ka vene ne pranga edhe te riun qe ishte shpallur ne kerkim, nderkohe qe tre te tjere, bashke me vajzen qe akuzohet se e futi ne kurth.

Autoret, te cilet pasi i kanë dhënë një lëng për t’i “paralizuar” kujtesën, i kanë vjedhur banesën.

i-moshuari-copy

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin”- njofton policia.

Njoftimi 

Kapet dhe ndalohet autori i katërt i dyshuar për “Vjedhje me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punë për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit S.I., 19 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë ” Arrest në burg”, pasi më datë 08.05.2019 , në Peqin, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit B.H., M.Ll., dhe E.Sh., të cilët janë arrestuar më parë, kanë hyrë në banesën e shtetasit S.Z., dhe kanë vjedhur një sasi parash

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

NGJARJA 

Sipas deklaratave të të moshuarit Skënder Zeqiri, një çift bashkëshortësh rreth të 50-ve kanë trokitur në banesën e tij dhe i kanë kërkuar që zonja të hyjë në tualet për të kryer nevojat personale.

76-vjeçari i ka pranuar të hyjnë brenda, por sapo ka mbyllur derën, çifti i ka ofruar një pije. Pasi ka pirë lëngun, i moshuari nuk ka mundur të bëjë asnjë lëvizje, sepse e ka paralizuar përkohësisht. Pavarësisht kësaj, i moshuari është përpjekur që të bëjë rezistencë. Kjo i ka detyruar autorët që ta lidhin.

Më pas, çifti ka nisur të kontrollojë në banesë dhe kanë gjetur e marrë bizhuteri me vlerë, si edhe dyshohet se i kanë marrë edhe një sasi prej rreth 60 mijë eurosh. 76-vjeçari ishte tregtar rrobash në Peqin dhe paratë i kishte të ardhurat nga aktiviteti prej shumë vitesh.

Dy autorët, pasi kanë përvetësuar shumën e parave, janë larguar duke humbur çdo gjurmë. Kur i ka ardhur kujtesa, i moshuari ka nisur të bërtasë dhe kanë qenë fqinjët ata që kanë hyrë në banesë, duke mësuar për ngjarjen dhe më pas kanë lajmëruar Policinë. Kjo e fundit ka dalë në një deklaratë për mediat 24 orë pas ngjarjes. Policia shpreson që të arrijë në identifikimin e autorëve përmes shenjave të gishtërinjve që mund të kenë lënë në banesë apo të ndonjë dëshmitari që mund t’i ketë parë duke hyrë apo duke u larguar nga banesa e 76- vjeçarit.

“Në datën 08.05.2019, rreth orës 14:00, Policia u njoftua se në lagjen ‘Xhami’ të Bashkisë Peqin, është vjedhur një banesë. Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në banesën që ishte e vjedhur dhe i përkiste shtetasit Skënder Zeqiri, 76 vjeç. Nga veprimet paraprake të kryera, rezulton se rreth orëve të paradites, te shtëpia e tij ka shkuar një çift, me pretendimin se gruaja kishte nevoja personale. Ata dyshohet se i ka dhënë për të pirë një shishe me lëng të moshuarit, duke i paralizuar kujtesën. Dy shtetasit ende të paidentifikuar kanë marrë një shumë parash dhe janë larguar pa ushtruar dhunë ndaj të zotit të banesës, i cili tashmë ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, si pasojë e pijes së konsumuar. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet, duke grumbulluar çdo provë të mundshme që do çonte në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Njëkohësisht, shtetasit i është marrë mostër gjaku për të përcaktuar nëse ka elemente toksikologjike si pasojë e konsumimit të lëngut. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT/ Kreut të Omonias i ndalohet kandidimi për Himarën, reagon Athina
Previous article ERA ISTREFI MBËSHTETJA MË E MADHE E PARTNERIT/ Ja çfarë bën teksa ai performon

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT